Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARMIQËSÍM,~I m. 1. Gjendje e krijimit të armiqësisë, të konfliktit midis individëve, grupeve ose vendeve; krijim i mosmarrëveshjes, i tendosjes; prishje e marrëdhënieve miqësore ose asnjanëse, të armiqësuarit; kund. miqësim. Armiqësim i dy vendeve (shteteve, grupeve, partive, individëve etj.). Ndodhi armiqësimi i dy shokëve.
2. Veprimi kur armiqësoj dikë me një tjetër ose kur armiqësohem.
✱Sin.: armiqësi, dashakeqësi, dashaligësi, urrejtje, prishje, zemërim, xhelozi,
FAMILJARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur familjarizojmë ose kur familjarizohemi me dikë; krijimi i lidhjeve të ngushta e miqësore me dikë. Familjarizim i shpejtë.
2. Njohje së afërmi me diçka. Familjarizimi me shkollën e re.
✱Sin.: miqësim, ambientim, përshtatje.
NGRÓHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Proces fizik i tejçimit të nxehtësisë me kontakt të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet përftimit të ajrit ose avullit të ngrohtë nga burimet përftuese të saj (djegie drush, energji elektrike, rrezatuese) te produktet ushqimore, që e marrin nxehtësinë, si uji, lyrat, proteinat, lëngjet, shurupet si edhe te nënproduktet e përpunimit të frutave e perimeve; veprimi kur ngroh diçka ose kur ngrohem; kund. ftohje. Sistemi i ngrohjes së serave. Ngrohja e dhomës (e zyrës). Ngrohja e motit (e kohës). Ngrohja e marrëdhënieve. Ngrohje globale rritja graduale e temperaturës së sipërfaqes së tokës, që supozohet të shkaktohet nga “efekti serë”, si edhe si rezultat i rritjes së çlirimit të gazrave nëpërmjet djegieve të karburanteve fosile, të tillë si gazi, nafta dhe qymyri.
2. Tërësia e pajisjeve, që shërbejnë për të ngrohur një vend a një mjedis. Ngrohje qendrore. Ngrohje elektrike. Ngrohje me dru (me qymyr). Sistem ngrohjeje.
✱Sin.: përavullim, thekje, nxehje, vakje, zbutje, ngrohës, zhegitje, afrim, inkurajim, miqësim.
PAJTÍM,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pajtoj ose kur pajtohem.
2. Vendosja e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy e më shumë njerëzve që ishin në mëri apo që ishin grindur. Pajtimi i shokëve.
3. Sheshimi i kundërtive ndërmjet dy a më shumë pikëpamjeve, tezave, qëndrimeve etj., përputhje.
4. Pushimi i të qarit; qetësim; lehtësim i dhimbjes.
5. Marrëveshje, ujdi.
6. Përputhja me diçka tjetër, ana në të cilën diçka përputhet a pajtohet me një tjetër, përshtatje. Nuk kanë pajtime midis tyre.
7. Gjendja kur pajtoj dikë a diçka ose kur pajtohem me dikë pas një mërie, pas një grindjeje etj. Ra në pajtim u pajtua.
✱Sin.: pajtesë, paqësim, riafrim, bashkim, vëllazërim, puqje, përputhje, përshtatje, miqësim, afrim, sheshim, qetësim, lehtësim, ujdi, bashkërendim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë