Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTOLOGJÍK,~E mb., libr. 1. Që i përket antologjisë; që ka të bëjë me antologjinë, i antologjisë.
2. Që është përfshirë në një antologji poezie, proze, drame etj. Shkrimtar (poet, prozator, piktor, kompozitor etj.) antologjik. Poezi antologjike. Minuet antologjik.
3. fig., bised. Që ka diçka të veçantë, që dallohet me diçka të veçantë, që është i tillë që meriton të hyjë në antologji. Shembull antologjik. Shkrim antologjik. Rast antologjik. Budallallëk antologjik. Paraqitje antologjike.
MINUÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Valle franceze, që kërcehet me ritëm të ngadalshëm; muzika e kësaj valleje.
2. muz. Pjesë muzikore që përbën kohën e tretë të sonatave dhe të simfonive. Filluan t’i mësonin atij një minuet dhe pak pjesë në tastierë. Minuetet e Moxartit. Gjashtë minueta për kuartet me tela.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë