Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MINUÉR,~I m., bot. (lat. Chenopodium fremontii) Bimë barishtore njëvjeçare e familjes së Amarantit, me gjethe si të spinaqit, me lule të bardha në majë dhe në skajet e degëve, e cila rritet vetiu si bar i egër ose kultivohet si bimë mjekësore; labot, labot i egër, labot i butë, këmbëpatë. Minueri i kuq (lat. Chenopodium rubrum).
✱Sin: labot, këmbëpatë.
MINÚRTH,~II m. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Chenopodium album) Bimë barishtore njëvjeçare e familjes së Amarantit, që arrin nga 20 cm deri në 3 m lartësi; minueri i bardhë, këmbëpata, laboti i bibës.
2. (lat. Suaeda splendens) Bimë barishtore e cila arrin deri në një metër lartësi, ka gjethe të tulta cilindrike, lule të vogla me ngjyrë të bardhë në të gjelbër dhe rritet zakonisht në zona bregdetare e në këneta me ujë të kripur, që njihet si ‘minurthi i shndritshëm’.
3. (lat. Chenopodium botrys) Bimë barishtore e ngrënshme me kërcell deri në 0,6 m, që lulëzon nga gushti në tetor dhe përdoret rregullisht për qëllime mjekësore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë