Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTOSHËRBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dyqan ose shitore me vetëshërbim ku blihen pajisje, pjesë këmbimi, pjesë rezervë, aksesorë shtesë për automjetet. Bleva autopjesë në autoshërbim.
2. Vetëshërbim, dyqan ose shitore ushqimore dhe e artikujve të konsumit të përgjithshëm, ku blerësit shërbehen vetë; market, minimarket, supermarket. Autoshërbim i vogël (i madh).
✱Sin.: vetëshërbim, market, minimarket, supermarket.
MINIMARKÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Market i vogël. Blej ushqime në minimarket.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë