Fjalori

Rezultate në përkufizime për “minimale”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AKCIZË

AKCÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fin. Taksë detyrimi jo e drejtpërdrejtë për qarkullim mallrash; taksë e veçantë për mallracaktuara (si karburantet, duhani, pijet alkoolike, kafja, mielli, kripa etj.), si dhe për disa shërbime, si burim të ardhurash për buxhetin e shtetit, për të kufizuar përdorimin e produktevedëmtojnë shëndetin ose mjedisin si dhe për të nxitur përdorimin e mallrave alternative. Akciza për derivatet e naftës. Akciza minimale. Ligji mbi akcizat. Heqja (ulja) e akcizave. Akciza e cigareve. Akciza për mallra të luksit. Akcizë e redaktuar. Vendosje e akcizës. Paguaj akcizën.
Sin.: mbitaksë, taksë, tatim.

ANTIROMAN
AUTOSHTËPIZË

AUTOSHTËPÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Autoshtëpi e vogël, që ofron kushte minimale jetese, një dhomë për fjetje dhe një hapësirë për ruajtjen e gjërave personale, që përdoren për rrugë më të shkurtranatyrë ose në kampingje të fundjavës. Autoshtëpizë verore. Udhëtuam me autoshtëpizë.

FEMEMË

FEMÉM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT gjuh. Formë minimale gjuhësore hipotetike e të folurithershëm pa një kuptimcaktuar, por me funksion dallues. Studimi i fememave.

MAKSIMALE

MAKSIMÁL/E,~JA f. Niveli më i mirë ose më i lartë i mundshëm, më i miri ose më i madhi ndërgjithë, caku më i lartë i diçkaje, kufiri më i sipërm; kund. minimale. Maksimalja e të ardhurave. Bëri maksimalen me ato mundësikishte. Mori maksimalen e dënimit. Demonstroi maksimalen e zotësisë dhe të talentit.

MBULUESHËM

MBULÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb.mundmbulohet; kund. i pambulueshëm. Zonambulueshme me internet. Shuma minimale e mbulueshme. Kostot e mbulueshme.

MINIMUM

MINIMÚM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. nj. Sasia më e vogël ose shkalla më e ulët ndërtjerat në një radhëcaktuar, madhësia minimale; caku më i ulët a më i poshtëm deri ku mundarrijë diçka; më e pakta; kund. maksimum. Minimumi i domosdoshëm i mjeteve për të jetuar. Minimumi i njohurive. Minimumi i mundësive. Minimumi i të ardhurave (i shpenzimeve). Minimumi i kohës (i punës, i pagës). Minimumi është tri ditë. Pakësohet uji i lumitminimum. Dha (mori) minimumin në punë. Ofron minimumin e shërbimeve. Rriten minimumet dhe maksimumet e vlerave ekstremetemperaturavemotit. Minimum biologjik (biol.) caku më i ulët temperaturës, prejcilit fillojnë proceset jetësoreorganizmave dhe nën të nuk vazhdojnë.
2. drejt., bised. Dënimi më i vogël; kund. maksimum. I dhanë minimumin. U dënua me minimumin. Rritenmënyrëqartëgjitha minimumet e dënimeve.
3. meteor. Zonë e shtypjes atmosferike më të ulët; kund. maksimum.

PRURJE

PRÚRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bie, kur sjell a mbart diçka.
2. Sasia e ujit e shprehur me metra kub ose me litra në një sekondëllogaritet se rrjedh në një prerje tërthorelumit, të kanalit etj. Prurja vjetore (mesatare, e zakonshme). Prurjet e lumenjve (e përrenjve). Matin prurjen. Prurje maksimale (gjeogr.) sasia maksimale e ujitmbart një rrjedhje ujore në një kohë e në një vendcaktuar. Prurje minimale (gjeogr.) sasia minimale e ujitmbart një rrjedhje ujore në një kohë e në një vendcaktuar. Prurje e ngurtë (gjeogr.) sasia e materialitngurtëmbart një rrjedhë uji.
3. Çdo gjë që sjell me vete rrjedha e lumit, e një kanali etj. Prurje e ngurtë prurje me lëndëngurta, si gurë, zhavorr etj. Pastruan shtratin e lumit nga prurjet. Prurje vëllimore.
4. Arritje në një punë. Prurjet e rejastudimet albanologjike (në shkencat matematikore, në shkencat ekonomike, në nanoteknologji, në kompjuteristikë).
Sin.: mbartje, sjellje, zhvendosje, njoftim, paraqitje, parashtrim, sjellje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.