Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MAKSIMÁL,~E mb. Që arrin nivelin më të mirë ose më të lartë të mundshëm, që është më i miri ndër të gjithë, më i madhi ndër të tjerë, i lartë sa më s’bëhet; kund. minimal. Uji në liqen arriti nivelin maksimal. Lartësia maksimale që mund të arrijë ndërtesa. Regjistrohen temperaturat maksimale të verës. Çmimi maksimal i mallrave. Shpejtësia (fuqia) maksimale e makinës. Bëri përpjekje maksimale për të fituar.
MINIMÁL,~E mb., libr. Më i vogli a më i ulëti ndër të tjerët në një shkallëzim të caktuar, i shkallës më të ulët a i cakut më të poshtëm; i vogël, i ulët e i tillë sa më s’bëhet; kund. maksimal. Kërkesa minimale. Me mbështetje minimale. Temperatura minimale. Koha minimale e nevojshme për diçka. Çmime minimale. Kufiri minimal. Pension minimal. Paga minimale. Të ardhura minimale. Mori dënim minimal.
MJAFT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Është mjaft për të plotësuar nevojat a kërkesat, është i mjaftueshëm, është aq sa duhet; del, arrin. I mjafton buka (uji). Na mjafton të dyve. A ju mjafton kaq? Nuk i mjaftuan paratë. Nuk i mjaftojnë njohuritë (dijet, të dhënat).
2. Jam mjaft vetëm unë për të bërë diçka; jam në gjendje të bëj një punë, kam forca për të bërë diçka. Pse nuk mjaftojmë ne këtu?
3. vet. v. III Është mjaft kjo që po bëjmë ose po themi, nuk ka nevojë të vazhdojmë më. Mjafton, tashti duhet të pushojmë.
4. vet. v. III Pranohet edhe kaq, është mjaft edhe kaq, mjaft që është a që bëhet diçka; përdoret me një folje në mënyrën lidhore për të treguar nivelin më të ulët a kushtin minimal që duhet të plotësohet për të bërë a për të pasur diçka. Mjafton të dijë thelbin e çështjes. Mjafton të vijë edhe një. Mjafton t’i shtrohet punës. Mjafton ta kuptojë e të mos e përsëritë gabimin.
✱Sin.: del, arrin.
OPOZICIONÁL,~E mb., libr. Kundërvënës. Çifti opozicional minimal. Raporte opozicionale. Dukuri opozicionale historike. Tipare opozicionale që dallojnë një fonemë nga një tjetër.
PROGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Tërësia e detyrave dhe e punëve të parashikuara për t’u plotësuar në të ardhmen; plan i gjerë që parashikon një punë a një veprimtari të ardhshme dhe ecurinë për plotësimin e saj. Program zhvillimi. Program pune.
2. Tërësia e parimeve, e tezave, e qëllimeve dhe e detyrave themelore të një partie politike, të një qeverie ose të një organizate shoqërore. Program politik. Programi minimal (maksimal). Programi i qeverisë. Shpalli programin.
3. Përmbledhje e shkurtër e përmbajtjes dhe e qëllimeve të një lënde mësimore në shkollë. Program mësimor. Programi i gjuhës shqipe (i letërsisë shqiptare, i historisë, i fizikës).
4. Tërësia e pjesëve që luhen në një koncert, në një estradë, në një shfaqje cirku etj.; tërësia e pikave që përmban një veprimtari kulturore e artistike. Program muzikor. Program artistik (kulturor). Program televiziv. Program i pasur (i bukur, i shkurtër). Program me këngë (me recitime).
5. Tërësia e emisioneve që jepen me radio ose me televizion gjatë një dite, një jave etj. Programi i emisioneve të radios (të televizioneve).
6. Fleta ose libërthi ku janë shtypur sipas një rendi të caktuar këto pjesë, emisione etj. Programi i shfaqjes. Programi i festivalit (i konferencës, i kongresit).
✱Sin.: plan, përmbledhje, pjesë, emision.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë