Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIMILITARÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT pol. Ai që është kundër militarizmit; kund. militarist. U angazhua si antimilitarist. U dëgjua fjala e antimilitaristit.
MILITARÍST,~E mb. Që ndjek politikën e militarizmit, që i shërben kësaj politike; që ka të bëjë me militarizmin ose me militaristët, i militarizmit ose i militaristëve; prej militaristësh; luftënxitës. Zhvillon veprimtari militariste. Ndërpret politikën militariste. Është shtet militarist. Ndërton diktaturë militariste. Ka plane militariste. Janë forca (qeveri, qarqe) militariste.
REVANSHÍZ/ËM,~MI m. Qëndrim politik i nxitur nga fryma e revanshit, sidomos pas një disfate ushtarake, për të rimarrë territoret e humbura. Revanshizëm militarist.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë