Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TELEFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT Lloj i ndërlidhjes me tel a me valë që kryhet ndërmjet dy njerëzve, të cilët ndodhen larg njëri-tjetrit; aparat i posaçëm me numra dhe me mikrofon që shërben për të bashkëbiseduar. Telefon automatik. Numri i telefonit. Receptori i telefonit. Mikrofoni i telefonit. Numëratori i telefonave regjistër me numrat e telefonave të institucioneve, të bizneseve, të familjeve etj.; lista e pajtimtarëve. Tela (shtylla) telefoni. Kufje telefoni celular. Zilja e telefonit. Ra telefoni. I ra telefonit. bised. telefonoi, mori dikë në telefon. Marr (flas) në telefon. E lajmëroi (e njoftoi) me telefon. Nuk më doli në telefon. Telefon celular (lëvizës) telefon i vogël që mbahet kudo me vete kur komunikon dhe që punon me valë. Telefon fiks telefon që punon me linjë telefonike ose me fibër optike. Telefon i kuq linjë telefonike e veçantë enkas për shkëmbime informacionesh ushtarake, politike, midis krerëve të shteteve. Telefon inteligjent pajisje celulare që, përveç funksioneve të një telefoni të zakonshëm, kryen edhe funksionet e një kompjuteri të vogël, lejon lidhjen me internetin, fotografim, realizim videosh etj.; telefon shumëfunksionësh. Telefon i brendshëm aparat për komunikim telefonik brenda një ndërtese a një institucioni. Telefon i prishur lojë fëmijësh në grup, ku secili i thotë atij që vjen më pas në rresht një fjali në vesh dhe i fundit e thotë fjalinë me zë të lartë për të parë ndryshimet që ka pësuar fjalia.
ZËRÍM,~III m. 1. tek. Veprimi kur pajis një material pamor (si film, video, etj.) me zë, duke përfshirë dialogë, muzikë ose efekte zanore; akti i regjistrimit ose i transmetimit të zërit përmes pajisjeve zanore. Filmi ishte pa zë, por më pas iu bë zërimi në studio. Zërimi i dokumentarit kërkonte një mikrofon cilësor dhe një zë të përshtatshëm.
2. fig. Veprimi kur i jap zë apo e artikuloj, bëj të shprehet ose bëj të dëgjohet diçka që është e fshehur, e heshtur apo e pazëshme. Zërimi i gjendjes së popullit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë