Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MIKRO- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që i përgjigjet kuptimit të fjalës i vogël, p.sh. mikroalbum, mikrobotë, mikroekonomi, mikrofaunë, mikrofilm, mikroklimë, mikrokozmos, mikroorganizëm, mikrosistem, mikrovalë etj.; kund. makro-.
MIKROEKONOMÍ,~A f., ek. Studimi se si bizneset, familjet dhe individët shpërndajnë burime të kufizuara brenda një ekonomie. Mikroekonomia merret me vendimet ekonomike të bëra në një nivel të ulët ose mikro. Mikroekonomi bujqësore degë e ekonomisë që studion problemet ekonomike të fermave të veçanta, faktorët e prodhimit bujqësor dhe mundësitë e maksimalizimit të të ardhurave bujqësore familjare.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë