Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MIKROBORGJÉZ,~E mb. 1. Që ka të bëjë me mikroborgjezinë a me mikroborgjezin, që i përket mikroborgjezisë a mikroborgjezit, i mikroborgjezisë a i mikroborgjezit. Shtresë mikroborgjeze. Me prejardhje mikroborgjeze.
2. keq., vjet. Që është veçori e sjelljes a e mënyrës së të menduarit të një mikroborgjezi (konsiderohej tipar i kritikueshëm dhe i dënueshëm në sistemin socialist ose komunist). Koncept (qëndrim, kuptim) mikroborgjez. Ideologji mikroborgjeze. Egoizëm mikroborgjez. Sedër mikroborgjeze. Shfaqje mikroborgjeze. Frikë mikroborgjeze.
SHPIRTNGUSHTËSÍ,~A f. Të qenët shpirtngushtë, vetia e njeriut që është shpirtngushtë, zemërngushtësi; kund. shpirtgjerësi. Shpirtngushtësi mikroborgjeze.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë