Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mikroborgjez”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MIKROBORGJEZ

MIKROBORGJÉZ,~E mb. 1. Që ka të bëjë me mikroborgjezinë a me mikroborgjezin, që i përket mikroborgjezisë a mikroborgjezit, i mikroborgjezisë a i mikroborgjezit. Shtresë mikroborgjeze. Me prejardhje mikroborgjeze.
2. keq., vjet.është veçori e sjelljes a e mënyrës së të menduarit të një mikroborgjezi (konsiderohej tipar i kritikueshëm dhe i dënueshëmsistemin socialist ose komunist). Koncept (qëndrim, kuptim) mikroborgjez. Ideologji mikroborgjeze. Egoizëm mikroborgjez. Sedër mikroborgjeze. Shfaqje mikroborgjeze. Frikë mikroborgjeze.

MIKROBORGJEZ

MIKROBORGJÉZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesëtar i shtresës së mikroborgjezisë, borgjez i vogël. Familje mikroborgjezësh. Mendon si mikroborgjez.
2. fig., keq., vjet. Ai që vë interesin e ngushtë vetjak mbi interesin e përgjithshëmshoqërisë, që është dhënë pas përfitimeve vetjake dhe përpiqet vetëm për mirëqenien e vet; ai që ka veti të një mikroborgjezi (konsiderohej njeri i papranueshëmsistemin socialist ose komunist). Ishte bërë një mikroborgjez.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.