Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LEDHATÁR,~E mb. 1. Përkëdhelës, miklues, ledhatues. Njeri ledhatar. Me fjalë ledhatare. Me zë ledhatar. Buzëqeshje ledhatare.
2. Që e përkëdhelin më shumë se të tjerët, që e duan dhe e ledhatojnë shumë; që është më i përkëdheluri (kryesisht për fëmijët).
3. Që përkëdhelet e llastohet përpara të tjerëve, që ka shumë ledha. Fëmijë ledhatar. Vajzë ledhatare.
✱Sin.: përkëdhelës, miklues, ledhatues, i llastuar, lazdrak.
LEDHATÚES,~E mb. Që të ledhaton, përkëdhelës, miklues. Me fjalë ledhatuese. Me zë ledhatues. Vështrim ledhatues. Buzëqeshje ledhatuese.
✱Sin.: përkëdhelës, miklues, i ëmbël, tërheqës.
MIKLÚES,~E mb. 1. Përkëdhelës, ledhatues. Dorë mikluese. Fjalë (shprehje) mikluese. Buzëqeshje mikluese. Vështrim miklues. Përshëndetje mikluese.
2. Që të josh e të merr mendjen me fjalë të ëmbla e me lajka; prej lajkatari, lajkatues. Njeri miklues. Lavdërim miklues.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: përkëdhelës, joshës, lajkatues, lajkatar.
PËRKËDHÉLËS,~E mb. 1. Që përkëdhel, që bën përkëdheljen, që ledhaton, ledhatues. Dora përkëdhelëse e nënës.
2. fig. Që shpreh dashuri a dashamirësi; që shpreh ëmbëlsi e butësi; i këndshëm, i pëlqyeshëm; ledhatues. Shikim (vështrim) përkëdhelës. Sy përkëdhelës. Fjalë të ngrohta e përkëdhelëse.
3. fig. Tepër i butë e zemërgjerë. Kritikë përkëdhelëse.
4. gjuh. Që ka një ngjyrim zbutës e mirëdashës; që me trajtën e vet shpreh përkëdhelje a zbunim. Me ngjyrim përkëdhelës e zvogëlues. Emër përkëdhelës. Fjalë përkëdhelëse. Prapashtesë përkëdhelëse.
✱Sin.: ledhatues, ledhatar, dhelatar, miklues, lajkatues, argëtues, dashamirës, i ëmbël, i butë, i këndshëm, i pëlqyeshëm, zbutës, i ngrohtë, zemërgjerë.
TËRHÉQËS,~E mb. 1. Që shërben për të tërhequr diçka, që tërheq. Kafshë tërheqëse. Makinë tërheqëse. Mjete tërheqëse. Forcë tërheqëse.
2. fig. Që të bën për vete, që të josh, që të bën ta shohësh, ta lexosh a ta dëgjosh me kënaqësi; që të tërheq me bukurinë a me mirësinë e tij. Libër (film) tërheqës. Pamje tërheqëse. Vajzë tërheqëse. Bukuri tërheqëse. Është shumë tërheqëse.
✱Sin.: joshës ngashënjyes, miklues, lajkatar, tundues, rrëmbyes, shtytës, nxitës, intrigues, i magjishëm, magjepsës, magjik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë