Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mihet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARMIHET

ARMÍH/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Hapet ose gërmohet një tokë, një sipërfaqe ose një gropë. Nesër do të armihet dheu (toka).
2. pës. e ARMÍH. U armih dheu.
Sin.: gërmohet, mihet, rrëmihet, rrëmohet, gropohet, prashitet.

GËRMIHET

GËRMÍH/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv. Mihet, rrëmihet.
Sin.: gërmohet, mihet, rrëmihet.

MIHET

MÍH/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Gërmohet. Tokagërryhet, mihet edhe shembet, kërkon përforcues.
2. pës. e MIH. Gropa do të mihet thellë. Iu mihtë vatra (dikujt) (mallk.) u rrënoftë, u bëftë hi.

MIHJE

MÍHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur mih ose kur mihet diçka. Mihja e tokës. Mihjet e qymyrit gradualisht do të mbylleshin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.