Fjalori

Rezultate në përkufizime për “metrikisht”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MASË

MÁS/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Njësi matjeje (e gjatësisë, e peshës, e vëllimit etj.); diçkapërdoret si mjet për të matur gjatësinë, vëllimin, peshën etj.; enë (gotë, tenxhere etj.), vëllimi i së cilës njihet dhe shërben si njësi matjeje për diçka zakonishtlëngshme, si pluhur a kokrra-kokrra; sasia e lëndësnxë një enë e tillë. Masë e madhe (e vogël). Masë drithi (mielli). Masë vaji (rakie, vere). Masë njëlitërshe. Masë gjatësie. Sistemi metrik i masave. Zyra e kontrollitpeshave dhemasave. Mori një masë sheqer.
2. Vlera e një madhësie, e shprehurnjësi matëse; përmasat e diçkaje (gjatësia, gjerësia etj.), që duhen për të bërë një veshje, një pajisje etj. Masa e trupit. Masa e këmbës (e këpucës). Masa e enës. I mori masën. Janë prerë me një masë.
3. edhe fig. Madhësia a sasia e diçkaje; madhësi a vlerëmerret për krahasim. Në të njëjtën (në po atë) masë. Në masëbarabartë. Nuk duhen matur me të njëjtën masë.
4. fig. Kufi, cak; shkallë. Tej (jashtë) mase tepër, jashtë çdo kufiri. Ndjenja e masës njohja e një caku që nuk duhet kaluarveprime, në qëndrimet ndajtjerëve etj. E kaloi masën e teproi. Në një masëmadhe. Deri në atë masë sa... Deri në një farë mase. Në masën e duhur. E di masën. Nuk ka masë. U gëzova pa masë u gëzova shumë. Buza me gaz, shëndeti pa masë. (fj. u.).
5. let. Numri dhe mënyra e radhitjes së rrokjevetheksuara e të patheksuara në llojet e ndryshmevargjeve. Masa e vargut. Masat e një vjershe.
6. muz. Ndarja e një pjese muzikoredisa pjesëbarabarta, për të formuar ritmin; fragmenti më i shkurtër muzikor i kufizuar me dy vija vertikale, taktII. Masë muzikore. Masë e lirë (e thjeshtë, e përbërë, e përzier, e çrregullt). Masë teke (çifte). Masë simetrike (josimetrike). Masë e plotësuar (e paplotësuar). Masë e paplotësuar krijim metrik i veçantëfillon me një masëpaplotë metrikisht, të cilën e kompenson me krijimin metrikmasësfundit. Masë e përbërë masëbazohetbashkimin e disa masavethjeshta. Masë e përzierë masëbazohetbashkimin e masave 2 dhe 3 përpjesëtuese (p.sh. 5/8, 7/8, 9/8, 12/8). Masë katërpjesëtuese masë e ndashmekatër gjymtyrë kryesore (p.sh., 4/2, 4/4, 4/8, 4/16), në të cilën koha e parë është fortë, koha e dytë është e butë, koha e tretë është gjysmë e fortë dhe koha e katërt është e butë. Masë tripjesëtuese masë e ndashme në tri gjymtyrë kryesore (p.sh., 3/2, ¾, 3/8, 3/16).
Sin.: përmasë, madhësi, sasi, shkallë, nivel, kufi, cak, karar, takt, matës.
E kaloi (e kapërceu) masën (dikush) e teproi, e kapërceu cakun e lejueshëm a të pranueshëm; e kaloi (e kapërceu) kufirin; ia nxori bishtin (diçkaje). E ka *ndjenjën e masës (dikush) libr. Nuk i vë masë gojës (dikush) nuk përmbahet, fletlara e të palara, flet shumë e pa përgjegjësi; nuk i vë fre gojës.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.