Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
METODIKÍSHT ndajf. Në aspektin metodik; sa i takon metodikës. Fushatë e planifikuar metodikisht. Pyetje që bëhen metodikisht për të mbledhur të dhëna.
PYETËSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Varg pyetjesh, të cilat bëhen metodikisht për të mbledhur të dhëna për diçka, për kërkime e studime në një fushë të caktuar a për një problem të caktuar. Pyetësori i dialektologjisë (i Atlasit dialektologjik, i Atlasit të variacionit sintaksor të shqipes). Plotësoj pyetësorin. Pyetësori i regjistrimit të popullsisë.
TRYÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Orendi prej druri, prej metali etj., zakonisht me këmbë, me sipërfaqe të rrafshët, mbi të cilën lëmë diçka, punojmë a hamë; tavolinë. Tryezë e gjatë (e rrumbullakët, katrore, e madhe, e vogël). Tryezë e lëvizshme. Tryezë druri (arre, lisi, mermeri). Tryezë buke. Tryezë pune (shkrimi). Tryezë operacioni. Tryezë vizatimi. Tryezë pingpongu. Tryezë me rrota. Mbulesa e tryezës. Sirtari i tryezës. Shkruan (punon) në tryezë. I vuri (i shtroi) në tryezë. E hoqi nga tryeza. Rrimë (ulemi) rreth tryezës. Tryezë e bukës. Fletë e tryezës. Syprinë e tryezës. Sipërfaqja e tryezës. Tryezë bixhozi. Tryeza e bilardos. Tryeza e bisedimeve. Tryezë hekurosjeje (e hekurit). Tryeza e kumarit. Tryeza e operacionit. Tryezë e palosshme. Tryeza e rrobaqepësit.
2. Ushqimet e sendet e tjera që vëmë në këtë orendi; njerëzit që rrinë rreth saj. Tryezë e pasur. Shtroi tryezën vuri në tryezë çdo gjë që duhet për të ngrënë. U ulën në tryezë u ulën për të ngrënë. U ngritën nga tryeza mbaruan së ngrëni. E ftoi në tryezë dikë e ftoi për të ngrënë. Ngriti tryezën pastroi tryezën pas të ngrënit. Tryeza e parë ia nisi këngës.
3. bised. Gosti për nder të dikujt ose me rastin e një ngjarjeje të shënuar. Shtroi një tryezë. Kishte një tryezë për fejesë.
4. fig. Mjedis i kufizuar ku zhvillohet një bisedë, ku kryhet një punë a veprimtari etj. Tryeza e bisedimeve. Tryeza e redaksisë. Tryeza e pazarllëqeve (keq.). Bisedimet në tryezën e rrumbullakët.
5. Tabelë ose renditje në të cilën disa lëndë paraqiten grafikisht ose metodikisht; përmbajtje e lëndës. Tryeza e lëndës në fillim (në fund të librit) renditja e temave mësimore dhe treguesi i faqes ku gjendet secila.
6. si mb. Që është i përshtatshëm për t’u ngrënë ose për t’u pirë gjatë drekës, darkës etj. Verë tryeze. Rrush tryezë.
✱Sin.: tavolinë, trapezë, trapezari, sofër, gosti, pasqyrë, përmbajtje, tabelë.
♦ Shtrohem (ulem) në një tryezë (me dikë) pranoj të bisedoj shtruar me dikë për një çështje të rëndësishme. Tryezë (tavolinë) e rrumbullakët libr. mbledhje ku marrin pjesë përfaqësues të palëve të ndryshme për të rrahur një çështje nga pozita të barabarta; diskutim që organizohet zakonisht në redaksinë e një gazete a të një reviste, në konferenca shkencore etj. për të rrahur një çështje me një grup njerëzish.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë