Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
METODÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tërësi e metodave, e rregullave dhe e mënyrave që përdoren në një fushë të caktuar të veprimtarisë për të studiuar diçka ose për të kryer një punë. U diskutua metodika e punës që do të ndiqet. Ndjek metodikë shkencore.
2. Sistem metodash, mënyrash e parimesh shkencore që shërbejnë si bazë për ndërtimin e orës së mësimit ose për organizimin e dhënies së mësimit në shkollë; teoria e dhënies së një lënde mësimore në shkollë. Metodika e gjuhës shqipe. Metodika e pikturës me bojëra uji. Metodika e matematikës (e fizikës). Arritje të pedagogjisë shkollore dhe të metodikës.
3. bised. Libri që përmban këtë sistem metodash, mënyrash e parimesh shkencore dhe që përdoret si tekst mësimor. U botuan të gjitha metodikat.
METÓD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Parime e rregulla praktike që shërbejnë si mjet a si rrugë për t’ia arritur një qëllimi të caktuar; mënyrë veprimi. Përdori një metodë të thjeshtë për të rregulluar sobën. Përdori metodën e bindjes (të detyrimit). E njohim këtë metodë. Është metodë e re (e vjetër). Metoda e drejtimit (e komandimit, e kontrollit).
2. Sistem parimesh, kriteresh e rregullash të caktuara, që zbatohen sistematikisht për të kryer diçka në një fushë të dijes shkencore a shoqërore; metodologji. Metodë e përparuar (e mirë, e keqe, e gabuar). Metodë shkencore. Metodë matematike. Metoda zinxhir. Metodat e mësimit (e edukimit, e studimit). Përmirësimi (përvetësimi) i metodës. Punon me (pa) metodë.
3. Mënyrat e mjetet që përdoren për të studiuar a për të shpjeguar diçka. Metoda krahasuese. Metoda analitike (sintetike). Metoda eksperimentale.
4. filoz. Parimet teorike themelore që ndihmojnë për të njohur realitetin dhe të kuptuarit që kemi ne për të. Metoda dialektike. Metoda metafizike.
5. Libër që përmban bazat e një shkence, të një arti etj., të shtjelluara në mënyrë sistematike e sipas një rendi të caktuar për t’i kuptuar e për t’i zotëruar sa më shpejt. Metoda e parë për mësimin e gjuhës shqipe. Metoda e violinës (e pianos). Metodë për mësimin e gjuhës angleze. Metoda globale (ped., vjet.) shih te GLOBÁL.
✱Sin.: mënyrë, metodikë, metodologji.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë