Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HIDROMETEOROLOGJÍ,~A f. spec. Fushë studimesh e kërkimesh në hidrologji dhe në meteorologji;shkenca që studion ndërveprimin mes atmosferës dhe ujërave; lidhjen midis motit, reshjeve, lagështisë, lumenjve, liqeneve, përmbytjeve dhe proceseve të ciklit hidrologjik. Instituti i hidrometeorologjisë.
METEOROLOGJÍ,~A f. Shkenca që studion e shpjegon gjendjen fizike të atmosferës dhe dukuritë që zhvillohen në atmosferë. Meteorologjia e përgjithshme. Instituti i Meteorologjisë. Të dhënat e meteorologjisë. Meteorologji bujqësore degë e meteorologjisë që studion klimën e motin në lidhje me problemet dhe kërkesat praktike të bujqësisë.
METEOROLOGJÍK,~E mb. Që lidhet me meteorologjinë, që i përket meteorologjisë, i meteorologjisë; që merret me meteorologji ose jep të dhënat e saj. Stacion (vrojtues) meteorologjik. Shërbimi meteorologjik. Buletini meteorologjik. Hartë meteorologjike. Studime meteorologjike. Ndryshime meteorologjike. Të dhëna meteorologjike. Dukuri meteorologjike secili nga proceset fizike që ndodhin në atmosferë (p.sh., shiu, bora, breshëri, mjegulla, ngrica, vesa, bryma, rrufeja etj.). Elemente meteorologjike madhësi fizike që karakterizon nga ana sasiore gjendjen e atmosferës në një interval të caktuar kohe (p.sh., temperatura, lagështia dhe dendësia e ajrit, trysnia atmosferike, shpejtësia e erës, intensiteti i reshjeve dhe i rrezatimit të diellit, shtrirja horizontale dhe vertikale e reve etj.). Kushte meteorologjike vlerat e elementeve dhe të dukurive meteorologjike të vrojtuara në një zonë të caktuar në një interval kohe të caktuar. Aparat meteorologjik (tek.) secili nga aparatet që përdoren për matjen dhe regjistrimin e elementeve meteorologjike (p.sh., termometri, termografi, higrometri, higrografi, pluviometri, pluviografi etj.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë