Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
METAMORFÓZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. biol. Ndryshim i rëndësishëm në trajtën e jashtme, në ndërtimin e organeve e në mënyrën e jetesës, që pësojnë disa lloje kafshësh gjatë zhvillimit historik ose gjatë kohës së rritjes deri në zhvillimin e tyre të plotë, duke kaluar shkallë-shkallë nëpër disa faza. Metamorfoza e kandrrave. Metamorfoza e bretkosës.
2. fig., libr. Ndryshim i madh e i dukshëm që pëson dikush a diçka. Metamorfozë e çuditshme. Metamorfoza e ideve të dikujt. Pësoi një metamorfozë të menjëhershme.
NÍMF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mit. Perëndeshë e një shkalle më të ulët, që përfytyrohej në mitologjinë e lashtë greke e romake si një vajzë e bukur, e cila banonte në ujëra, në pyje e në male. Nimfat e lumit (e pyllit). Shkallë e stolisur me nimfa.
2. zool. Fazë e zhvillimit pasembrional të disa insekteve, me metamorfozë të plotë, në të cilën kryhet shndërrimi nga larva në insektin e rritur. Faza e nimfës. Shndërrohet (kthehet) në nimfë.
PËRÇÚDSHËM ndajf. Çuditshëm; shëmtueshëm. Qyteti lindi dhe u zhvillua përçudshëm si monstër, si metamorfozë filmash horrorë.
TEJMISHËRÍM,~I m., libr. 1. Shndërrimi i një substance në një tjetër; shndërrim, metamorfozë.
2. fet. Besim i krishterë, sipas të cilit buka dhe vera janë shndërruar në trup dhe në gjak të Krishtit. Misteri i tejmishërimit. Beson në tejmishërim.
✱Sin.: shndërrim, metamorfozë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë