Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LEUCÍT,~I m. Mineral silikat i aluminit dhe i kaliumit, me prejardhje vullkanore, i rëndësishëm për përftimin e aluminit metalor.
METALÍK,~E mb. 1. Që është prej metali, i metaltë. Gyp metalik. Monedhë metalike. Anije (motobarkë) metalike. Veshje metalike. Paftë metalike.
2. Që ka të bëjë me metalin a me metalet; që merret me punimin e metalit a me prodhimin e sendeve prej metali. Lidhje metalike lidhja e një metali me metale të tjera. Punishte metalike.
3. Që është veti e metalit, që ka dukjen e metalit; që ka karakteristikat e metalit. Shkëlqim metalik. Ngjyrë metalike.
4. Që ngjan me shijen e metalit, i metaltë. I mbeti një shije metalike në gojë.
5. I ngjashëm me tingullin që del nga goditja e metalit (për zërin etj.); tingëllues, i kumbueshëm. Tingull metalik. Zë metalik.
✱Sin.: i metaltë, metalor, tingëllues, i kumbueshëm.
METALÓR,~E mb. 1. Që përmban metal. Shkëmb metalor. Minerale metalore. Vendburimet metalore. Pasuri metalore.
2. I metaltë, prej metali. Pafta metalore. Enë e madhe prej druri me rrathë metalorë. Përdor lëndë metalore. Bëj prodhime metalore. Është element metalor shumë i përhapur. Ulet kostoja e produkteve metalore.
METÁLTË (i, e) mb. 1. Që është prej metali, metalik. Sende të metalta. Stoli e metaltë. Shufër e metaltë. Vegël krahu me një pjesë të metaltë. Shtylla të metalta. Urë e metaltë. Këmishë e metaltë.
2. Që ka shije të athët, të fortë dhe të pakëndshme, të ngjashme me metalin. Ende ia ndiente tabletës së hekurit shijen e metaltë në gjuhë.
3. Që është i ngjashëm me tingullin që del nga goditja e metalit, metalik. Qeshi me një zë të metaltë. Dëgjoi një trokitje (zhurmë) të metaltë.
✱Sin.: metalik, metalor, tingëllues, i kumbueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë