Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALEGORÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. let. Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi, nëpërmjet figurave të gjalla e konkrete; metaforë e gjatë; vepër artistike e ndërtuar me figura të tilla. Përdor alegorinë. Alegoria komike. Alegoria e personazheve. Gjeneza e alegorisë.
2. Fjalë ose shprehje, prapa të cilave fshihet një domethënie tjetër, shprehje e tërthortë. Me gjuhën e alegorisë. Flet me alegori. Alegoria e kujtesës. Alegoria politike. Të kuptuarit e alegorisë. Alegori filozofike. Alegori politike.
3. stil. Figurë stilistike që shfrytëzohet në letërsi, në artet pamore dhe në muzikë. Alegoria në arte. Alegoria e pikturës.
IMÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Figurë e riprodhuar e një sendi, që del nga pasqyrimi i tij në një sipërfaqe të lëmuar a të ndritshme; shëmbëlltyrë. Imazh i qartë (i shtrembëruar, i zmadhuar). Formohet një imazh.
2. Pamje, figurë a shëmbëlltyrë e një njeriu, e një sendi, e një dukurie etj., që riprodhohet në mendjen tonë në bazë të perceptimeve dhe të përshtypjeve të mëparshme pa qenë aty vetë ky njeri, ky send, kjo dukuri etj.; përfytyrim a riprodhim besnik ose shumë i përafërt i dikujt a i diçkaje; pamje që na sjell diçka parasysh; pamje, figurë që mishëron diçka. Imazh i gëzueshëm (tronditës). Imazhi i fshatit (i qytetit, i vendlindjes). Imazhi i djalit (i vajzës, i nënës). Imazhi i trimërisë (i luftës, i mjerimit). Imazhi i vdekjes. Iu shfaq (i doli) një imazh.
3. let. Figurë artistike që ndërtohet me alegori me metaforë, me krahasim etj. Imazhe artistike (realiste, poetike). Imazhe të njohura. I mbushur me imazhe. Jepet nëpërmjet imazhesh.
✱Sin.: shëmbëlltyrë, pamje, figurë.
METAFORÍK,~E mb., let., gjuh. 1. Që është përdorur me kuptim të figurshëm, të mbështetur në krahasim, që është një metaforë. Kuptim metaforik. Fjalë (frazë, shprehje) metaforike. Varg metaforik. Në mënyrë metaforike.
2. Që ka shumë metafora, i pasur me metafora; i figurshëm. Stil metaforik. Ligjëratë metaforike.
METAFORIKÍSHT ndajf., let., gjuh. Në mënyrë metaforike, si metaforë.
METAFORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR let., gjuh., kal. E kthej në metaforë. Metaforizoj elementet e jetës.
METAFÓR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT let., gjuh. Figurë e ligjërimit në të cilën një fjalë ose grup fjalësh që në kuptimin e zakonshëm tregojnë diçka, përdoren për të treguar diçka tjetër duke u mbështetur në një krahasim i nënkuptuar (p.sh. vullnet i hekurt, e ka zërin bilbil, e ka zemrën flori, jeta është një det me dallgë etj.); përdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë; fjala a shprehja e përdorur me këtë kuptim. Metaforë e thjeshtë. Metaforë letrare (gjuhësore).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë