Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIMETABOLÍK,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me antimetabolizmin; që i përket antimetabolizmit, i antimetabolizmit; kund. metabolik. Lëndë antimetabolike. Veprim antimetabolik. Testime antimetabolike. Mekanizmi antimetabolik.
METABOLÍK,~E mb. Që lidhet me metabolizmin, i metabolizmit. Aktiviteti metabolik i organizmit.
PREKURSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pararendës, paraardhës.
2. Shenjë paralajmëruese.
3. kim. Substancë nga e cila formohet një tjetër, veçanërisht nga reaksioni metabolik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë