Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mesnatë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DITË

DÍT/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1.. Koha që kur lind dielli e derisa perëndon; drita e diellit ose moti gjatë kësaj kohe; kund. natë. Ditë e vrenjtur (e nxehtë). Ditë e natë vazhdimisht, pa pushim. Mori dita u rrit, u zgjat dita. U thye dita kaloi mesdita, erdhi pasdrekja. U ditë u gdhi. Me ditë pa u errur ende. Dita e mirë duket që në mëngjes. (fj. u.).Dita ka sy e nata ka veshë. (fj. u.). Kush ka ditën të mos presë mesditën. (fj. u.). Paraja e bardhë për ditëzezë. (fj. u.). Dita për punë, nata për gjumë. (fj. u.).
2. Koha prej njëzet e katër orësh, gjatëcilës Toka bën një rrotullimplotë rreth boshtit të vet; koha prej njëzet e katër orësh, që llogaritet zakonisht prej mesnate në mesnatë dhemerret si masë. Ditë kalendarike. Ditë diellore koha nga një mesditë në mesditën tjetër. Ditë hënore kohë prej katërmbëdhjetë ditësh. Ditët e vitit (e muajit, e javës). Ditë polare pjesë e vitit në pol, gjatëcilës Dielli nuk perëndon për afër një gjysmë viti. Para (pas) disa ditësh. Kaluan edhe dy ditë. Mbushi pesë ditë foshnja. Ka shumë ditë që s'e kam parë. Është punë (çështje) ditësh do të kryhet, do të arrihet etj. së shpejti. Kush vuan një ditë, mëson sa për një vit. (fj. u.). Ditëtshkojnë, për asnjë s’mendojnë. (fj. u.).
3. Një kohë e caktuar brenda javës, muajit a vitit, gjatëcilës kryhet a vazhdon një punë, një veprimtari; koha e zënë ose jo me një punë a veprimtari; koha e punës brenda njëzet e katër orëve; punabëhet gjatë kësaj kohe. Ditë e lodhshme (e ngarkuar, e qetë). Ditë pune. Ditë mësimi. Ditë pazari. Ditë pushimi. Ditë feste. Dita e punës. Shërbimi i ditës. Roja e ditës. Paguhen për ditën e sotme (e djeshme, e nesërme). I shkoi (i iku) dita. Ka munguar pesë ditë. Ka bërë dy ditëshumë. Do (kërkon) dy ditë kjo punë. E paguante me ditë. Miku i mirë shihetditëngushtë. (fj. u.).
4. bised. Paga për punën brenda njëzet e katër orëve, pagë ditore. Ditë e plotë. I dha (ia preu) ditën. I ecte dita. E kishte ditënulët (të lartë).
5. Një datë kalendarike, e cila lidhet me një ngjarjecaktuar. Dita e Çlirimit. Dita e Pavarësisë. Dita e Mësuesit (e Gruas, e Fëmijëve, e Dëshmorëve). Dita e Verës (etnogr.) dita e katërmbëdhjetë e marsit, kur festohet ardhja e pranverës; kryemoti. Ditë moti (fet.) ditë e shënuar; ditë feste fetare. Dita e provimit. Dita e lindjes. Dita e martesës. Dita e zgjedhjeve. Dita e Pashkës (e Bajramit) (fet.). Dita e takimit me prindërit. Ditë zie. Caktuan (prenë) ditën. Kam ditën për kontroll (për vizitë).
6. vet. sh. Pjesë e një periudhejetësnjeriut, të një epoke etj.; kohalidhet me një moshë, me një epokë a me një periudhëcaktuar; vetë kjo moshë, kjo epokë a kjo periudhë; koha sa jeton dikush; jeta e njeriut Ditët e rinisë (e pleqërisë, e vajzërisë, e djalërisë). Në ditët tona kohën tonë; në kohën e sotme. ato ditë. Ishin ditëbukura (të rënda, të vështira, të gëzuara, të stuhishme, të arta). Shtynte ditët. Iu nxiftë dita! (iu nxifshin ditët!) (mallk.) T'u preftë (t’u shkurtoftë) dita! (mallk.).
7. Kohë e pacaktuar; çast, kohë. Një ditë njëherë, dikur. ditën... Ditën që... Edhe sot e kësaj dite deri tani, deri (më) sot. Sot e gjithë ditën. Do të vijë dita kur... Do të vijë ajo ditë.
8. Njësi mase popullore për kohën sa zgjat një udhëtim, një punë etj. Tri ditë udhë me këmbë (me kalë). Duhen dhjetë ditë punë për të bërë murin (për të hapur kanalin, për të lëruar arat).
9. fig. Gjendje e caktuar e dikujt (edhe në një varg njësish frazeologjike). Nuk ështëditëmirë. Ështëditëkeqe (të errët). Ështëditët e veta është gatilindë (gruaja shtatzënë).
I janë afruar ditët (dikujt) është plakur shumë; ështëpragvdekjes; i ka ditëtnumëruara (dikush); i ka të paka bukët (dikush); iu mblodh litari; iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi. T’u bëftë dita një *mijë! ur. E bëri ditë (diku) e ndriçoi shumë; i dha shumë dritë; e shkëlqeu. Kur të bëhen dy ditë bashkë iron. asnjëherë, kurrë; kur të hipë derrifik; kur të hipë gomarifik; kur të qethen dhentë e kuqe; kur të bëjë larushku rrush; kur të bashkohet (të puqet) qielli me tokën; kur të bëjë qarri arra. S’i ka bërë ditët (dikush), edhe mospërf., është ende i vogël e pa përvojë, s’e ka mbushur moshën e s’është bërë ende për diçka; është ende fëmijë; s’është bërë ende që t’ia kem frikën. Bën *kupa gjithë ditën (dikush) tall. E bëj natën ditë punoj shumë e pa ndërprerje, punoj me të gjitha forcat; nuk pushoj përpjekjet pa arritur qëllimin. Bli ditë e shko (dikush) e kalon kohën pa bërë asgjë, e shkon kohën kot; shtyn ditën, e zgjat me zor. Ditë e bardhë çast i gëzuar a kohë e lumtur; gjendje e gëzuar; lumturi; kund. ditë e zezë. Një ditëbukur në një kohë që nuk pritej, papritmas; dikur, njëherë (për diçka që ka ndodhur a që do të ndodhë); një ditë prej ditësh. Ditëditë asnjë ditëpak, në ditën e caktuar; nga fillimi derifund. Nga ditaditë. 1. Shumë shpejt, në njërën prej ditëve më të afërme, së afërmi. 2. Për çdo ditëkalon, nga njëra ditëtjetrën. Një ditë prej ditësh në një kohë që nuk pritej, dikur, njëherë (për diçka që ka ndodhur a që do të ndodhë); në një ditë çfarëdo; një ditëbukur. 1. Ditën, në mes të ditës. 2. Në sy të të gjithë njerëzve, hapur, sheshit; dritën e diellit. Ditë pa diell diçka jo shumë e mirë, jetë, kohë a ngjarje jo e këndshme, e errët ose jo e dobishme. ditëerrëtgjendjekeqe a të vështirë; në gjendje jo të mirë, jo në formën e duhur a të zakonshme. ditëhallit (të pikës)gjendje shumëvështirë, kur s’ka ku të vejëkeq; pikëhallit; gjallë e në zall (e për gazep). Ditë e madhe kohë kur dikush ka arritur diçka shumërëndësishme, i ka buzëqeshur fati, është bërë i lumtur. Ditë e natë pa ndërprerje, pa pushim; gjithë kohën, vazhdimisht, përherë; natë e ditë. Si dita me natën shih si nata me ditën. Ditë pashke çastegëzueshme e festive. Ditë e zezë çast i keq a kohë me mjerime; gjendje e rëndë; fatkeqësi; kund. ditë e bardhë. Në *fundditës. Ia gjeti ditën (dikujt) e ruajti që t’i gjejë çastin e volitshëm për t’i dhënë a për t’i bërë diçka, për ta dëmtuar etj. (Është) në ditët e veta është gatilindë; do të lindëshpejti (për gruan shtatzënë). ketë ditë (dikush) ur. etnograf. rrojë sa më shumë! I ka ditët *të numëruara (dikush). I ka ditët *të shkurtra (dikush). Marrsh nga ditët e mia! ur. rrofsh edheshumë!, t’u zgjattë jeta! E majm *kaun ditën që do ta therë (dikush). Në *mes të ditës. Si *nata me ditën. I ngrys ditët (diku) kaloj pleqërinë, jetën a vitet e funditjetës i mbyllur, në vetmi a pa jetuar si duhet. Numëroj ditët. 1. Pres me padurim dikë a diçka, mezi pres. 2. Jamçastet e funditjetës, nuk e kamgjatë, presvdes nga ditaditë. Në *pikëditës. Pres ditën (e dasmës) etnogr. caktoj me krushkun ditën kur do të bëhet dasma e djalit dhe e vajzës. I pret ditën (dikujt) ruan ta zërë ngushtë, i gjuan rastin që ta ketëdorë. Ia preu ditën (dikujt) e vrau; e bërivdesë; ia preu jetën (fillin e jetës). Në *rendin e ditës libr. Sot e gjithë ditën (sot e kësaj dite) gjithnjë, pandërprerë, në vazhdim; deri tani, derikohën tonë. Ia shkurtoi ditën (ditët) (dikujt) e bërivdesë para kohe; ia shkurtoi jetën; i mori jetën; ia preu jetën (fillin e jetës). Pa ditën (dikush) shih pa dritën (e diellit) (dikush). S’ka parë një ditëbardhë (dikush) ka vuajtur shumë, e ka kaluar jetën gjithë halle e derte; ka hequr lëngun e ullirit; ka hequr pikën e zezë; ka hequr gurin e gjakut; ka zierlëng çeliku. Më shumë ditë se kuleçëgjendjevështirë ekonomike, kur nuk ia del dot për t’u ushqyer e për të jetuar, kur vuan për bukën e gojës. I erdhi dita (dikujt) erdhi çasti kur dikush mundplotësojë dëshirat a qëllimet që ka pasur ose kur dikush bëhet i fuqishëm, i pushtetshëm etj. pasi ka pritur një kohë. M’i zbardhi ditët (dikush) më lumturoi, më gëzoi pa masë, m’i bëri ditët më të bukura; m’u hapën qiejt; u bëra me krahë; u bëra me fletë.

GJYSMAGJEL

GJYSMAGJÉL,~I m. folk. Figurë e përfytyruar si gjysma e një gjeli shumëshkathët e të aftë për punët e mira. përrallë përmendej një gjysmagjelkëndonte vetëmmesnatë.

MESNATË

MESN/ÁTË,~ÁTA f. sh. ~ÉTË, ~ÉTËT Mesi i natës; koha në mes të natës. Erdhën (ikën) në mesnatë. E zuri gjumimesnatë. Ra mesnata ra ora dymbëdhjetë e natës. Doli para (pas) mesnatës. Mesnetëve dridhej nga frika. Punuan në mesnetët e ftohta duke u ruajtur nga vëzhgimet.

MJEDISNATË

MJEDISNÁT/Ë,~A f. Mesnatë.

SHKARKOJ

SHKARK/ÓJ vep., ~A, ~UR 1. kal. Heq ose ul ngarkesën nga një mjet transporti ose nga një kafshë; pakësoj, zbraz; kund. ngarkoj. Shkarkoi grurin. Shkarkoi thasët. Shkarkoj anijen (kamionin, vagonin, karrocën). Shkarkoj kalin (gomarin, mushkën). Shkarkuan derimesnatë.
2. kal. Transportoj dhe lë një ngarkesë në një vendcaktuar. I shkarkoi inertetvendin e caktuar. I shkarkoi mallratstacion (në port, në kantier). I shkarkoi trupat e druvemagazinë. - Ku do të shkarkojë?
3. jokal., vjet. Zbres diku nga një mjet lundrimi për të qëndruar aty; zbarkoj. Shkarkoiportin e Vlorës. Shkarkoishtëpinë tonë.
4. kal., fig. I heq diçkaje një ngarkesëpanevojshme, gjërat e tepërta, jo të domosdoshme, e bëj me të lehtë; kund. ngarkoj. - Shkarko xhepat (çantën, valixhen)! Shkarkoj shtëpinë nga sendet e tepërta.
5. kal., fig. Lehtësoj diçka nga gjërat e panevojshme. Shkarkoj fjalimin nga gjërat e tepërta.
6. kal., tek, Nxjerr jashtë a lë të dalë lirisht diçkaështë e tepërt, e panevojshme ose e dëmshme. Shkarkoj avullin nga kaldaja. Shkarkoj ajrin e ngjeshur. Shkarkoj rrymëntokë.
6. kal. E heq një funksionar nga detyrakishte, largoj nga puna. E shkarkuan pa motivacion. E shkarkuan nga posti. I shkarkuan padrejtësisht.
7. kal., fig. E çliroj veten ose dikë tjetër nga një detyrim moral; lehtësoj; kund. ngarkoj. Përpiqet ta shkarkojë veten (shokun) nga përgjegjësia. - Mos m’i shkarko mëkatet e tua!
8. kal., fig. I vë dikujt një barrë; ia ngarkoj dikujt tjetër fajin a përgjegjësinë për diçka. U përpoq ta shkarkonte përgjegjësinë e vet. Ia shkarkuan atij atë faj.
9. kal., fig. Zgjidh një çështje, i jap rrugë. Këshilli e kishte për detyrë ta shkarkonte atë çështje.
10. elektr. I heq a i pakësoj ngarkesën elektrike; kund. ngarkoj. Shkarkon baterinë (akumulatorin).
11. jokal. Bie, qëllon (për rrufenë), godet, shkrep. Shkarkoi rrufeja mbi shtyllën elektrike (çati).
12. kompj. Transferoj një material a dokumentkompjuter, telefon ose në një pajisje tjetër, e kaloj nga interneti në një pajisje elektronike. Shkarkoi disa libra. Shkarkoj një material. Shkarkoj një foto. Shkarkoj një program.
Sin.: zhbart, shkalis, shfajësoj, lehtësoj, zbres, zbarkoj, çemëroj, largoj, heq, derdh, hedh, zbraz, shfrej, shkrep.
Ia shkarkoi (ia hodhi) *barrën (dikujt).

SONTE

SÓNTE ndajf. 1.këtë mbrëmje a në këtë natë, në të cilën jemi ose që e kemi përpara. Sontemesnatë. Do të nisemi sonte. Janë sonte për darkë te një mik. Për sonte mjaft e kemi.
2. Gjatë natëssapo ka kaluar. Sonte kam fjetur mirë.

ÇAVARRIS

ÇAVARRÍS vep., ~A, ~UR kal., arb. Ushqej bollshëm bagëtinë. U ngritamesnatë se do të çavarrisja qetë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.