Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MESKINITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Meskinëri; zemërngushtësi, shpirtvogëlsi. E pa çështjen (punën) me meskinitet. Njihej për mburrjet dhe meskinitetet e tij.
NGUSHTËSÍ,~A f. 1. Vetia e një sendi ose e një hapësire të ngushtë, të qenët i ngushtë; kund. gjerësi. Ngushtësia e vendit (e dhomës, e shtëpisë...). Ngushtësia e trasesë së rrugës. Vuante nga ngushtësia e kraharorit.
2. fig. Qëndrim i ngushtë për diçka; kufizim i tepruar në kuptimin, vështrimin, gjykimin a trajtimin e diçkaje; të qenët i ngushtë. Ngushtësi e mendjes. Ngushtësia e botëkuptimit (e horizontit, e mendjes). Ngushtësia e tematikës. Ngushtësia e pikëpamjeve.
3. fig. Gjendje e keqe ekonomike, ngushticë. Ngushtësia ekonomike.
✱Sin.: kufizim, pamjaftueshmëri, ngurtësi, ngushticë, angështi, varfëri, vështirësi, zemërngushtësi, njëanshmëri, shpirtngushtësi, meskinitet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë