Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BELHÓLLË mb. 1. Që e ka belin të ngushtë, meshollë; kund. beltrashë. Vajzë (grua) belhollë.
2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Lot belholla me një mollë, / Hidh përpjetë e prit me dorë. (folk.). Mana gjeta, mana mblodha, / Po m’i hëngri ajo belholla. (folk.). Na del e na hyn një belhollë, / I thotë babait - Martomë! (folk.).
✱Sin.: meshollë, belkëputur, meskëputur.
BELKËPÚTUR mb. 1. Që e ka belin shumë të hollë, meskëputur; kund. beltrashë. Vajzë belkëputur. Bukuroshja belkëputur. Kur ulesh nga mali, / O moj vajzë e bukur, / Supegjerë e belkëputur. (folk.).
2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Belkëputura flokëgështenjë, / Ç’pate që s’më erdhe mbrëmë. (folk.). Thonë ç’e zuri trimi, / O moj belkëputurën. (folk.).
MESHÓLLË mb. [lexo: MES-HÓLLË] Që e ka mesin të ngushtë, belhollë. Vajzë meshollë.
✱Sin.: belhollë, mesunazë, belunazë, meskëputur, mespurtekë, mesdredhur, mespërdredhur, meslakore.
MESKËPÚTUR mb. Që e ka mesin shumë të hollë, belkëputur, mesunazë. Vajzë meskëputur.
✱Sin.: meshollë, belhollë, mesunazë, belunazë, mespurtekë, mesdredhur, mespërdredhur, meslakore.
MESLAKÓRE mb. Meshollë, meskëputur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë