Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mesarak”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MESARAK

MESARÁK,~E mb. 1. ndodhet në mes të një hapësire. Qilim mesarak.
2. Që nuk mban anën as të njërit krah e as të tjetrit; neutral, asnjanës. Mbajti qëndrim mesarak, as ngamajtët e as nga të djathtët.
3. Që ka nivel mesatar. Nxënës mesarak.
Sin.: neutral, asnjanës, mesatar.

MESARË

MESÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Arë a rrip toke e punuar, që ndodhet në mes të dy aravetjera, jo rrallë, të papunuara; mesarak, mesun.
2. Mesi i arës.
Sin.: mesarak, mesun, mes.

MESUN

MESÚN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mesarak.
2. Rrip toke a breg në mes dy brigjeve më të larta.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.