Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mesës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MESARAK

MESARÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rrip, gjuhë e ngushtë toke në mes dy tokavetjera, mesun.
2. etnogr. Mesës.
Sin.: mesun, qerm, mesarë, mesore, mesës.

MESIT

MESÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. etnogr. Mbles, lajmës, mestar, mesës. Punabën mesiti. Erdhi mesitilypë çikën. Vinin mesitë prej katundeve të tjera. Këngë mesiti këngë fejese.
2. Shpërblimi që i jepet mblesit.

MESTAR

MESTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. 1. Ndërmjetës për të pajtuar njerëzit, për të shuar grindjet a mosmarrëveshjet ndërmjet dy palëve, për të ndrequr ndonjë punë etj.; mesës. Fusnin mestarë. Mallin e ndanin me mestar.
2. etnogr. Mbles, lajmës.

MESËS

MÉSËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ndërmjetës, mestar. Hyri si mesës.
2. etnogr. Mbles, lajmës. Dërgoi mesësin.

NDËRHYRËS

NDËRHÝRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shkel me dhunë në një vend tjetër për ta pushtuar ose për të shtypur një lëvizje revolucionare a çlirimtare. Lufta kundër ndërhyrësve të huaj.
2. Ai që ndërhyn si ndërmjetës për punën e një tjetri. E vështruan ndërhyrësin me qortim.
3. Ai që ndërhyn për të marrë fjalën në një mbledhje etj. Dëgjova me vëmendje një numër ndërhyrësish në sallë.
4. drejt. Ai që paraqitet në një çështje gjyqësore për të mbrojtur një interes vetjak ose për të mbështetur njërën palë. Ndërhyrësi kryesor.
5. etnogr. Mesës, mblesëtar.
Sin.: shkelës, pushtues, ndërmjetës, mbrojtës, mesës, mbles, mblesëtar, lajmës.

NDËRMJETËS

NDËRMJÉTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që hyn në mes të dy palëve për të arritur një marrëveshje, për të bërë një punë ose për të zgjidhur një grindje. Ndërmjetës tregtar. Ndërmjetës për mosmarrëveshjen (për zgjidhjen e konfliktit). Në rolin e ndërmjetësit. Hyri si ndërmjetës. Ndërmjetës ndërkombëtar. Ndërmjetës financiar. Si ndërmjetës ka një familjarafërt. Roli i ndërmjetësit. Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve.
2. etnogr. Ai që ndërhyn për të bërë një fejesë; lajmës, mbles. Fejesë pa ndërmjetës. U martua me ndërmjetës. E gjeti nusen me ndërmjetës.
3. etnogr. Ndërmjetës bese ai që shkonkërkojë besë nga familja e të vrarit për familjen e vrasësit; pajtues gjaqesh.
4. Ai që shërben si bartës, si ndërlidhës a si pikë kalimi në mes të dy sendeve a dy dukurive. Ndërmjetës e përhapësbaktereve. Ndërmjetës për kryqëzimin e pemëve.
Sin.: ndërhyrës, sekser, lajmës, shkues, mbles, mesit, mestar, bartës, ndërlidhës, dëshmitar, mesës, i ndërmjetëm, ndërhyrës.

SHKELBALTËS
SHKUES

SHKÚES,~I m. sh. ~, ~IT vjet., etnogr. Ai që dërgohej te njerëzit e vajzës për ta kërkuar nuse për dikë, ai që ndërmjetësonte për të bërë një fejesë; lajmës, mblesës. Dërgonin shkuesin. Vinte shkuesi.
Sin.: lajmës, mblesës, shkes, mblesëtar, ndërmjetës, krushqar, mesës, mestar, mesit, lyes, kallauz.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.