Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÓDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Ia pakësoj a ia pres fuqinë dikujt, e bëj ta ndiejë veten të këputur a të dobësuar (nga një punë e rëndë, nga një udhëtim i gjatë, nga një sëmundje, nga një gjendje e rëndë shpirtërore etj.); kund. çlodh. E lodhi puna (rruga). E lodhën studimet. Ia lodhi krahët kazma. T’i lodh sytë. E lodhi kalin. E kanë lodhur ethet. Vetmia të lodh.
2. E mërzit shumë dikë me llafe, me kërkesa të vazhdueshme, duke e lënë të presë gjatë etj., e bëj të humbasë durimin e qëndresën. E lodhi me pyetje. I lodhi dëgjuesit. Na lodhi veshët me llafe. Mjaft, se na lodhe!
3. fig. E vë në punë, e bëj të punojë mirë e me të gjitha forcat, e mundoj. E lodhi mendjen, po s'e gjeti. Lodhe ca kokën (trurin)! Shumë e lodhi gojën foli shumë. Lodhi këmbët! ec më shpejt!, jepu këmbëve!
✱Sin.: raskapit, këput, dërrmoj, mundoj, mërzit, molis, postat, drobis, sqaq, meroj.
♦ S’e lodh *kaptinën (për diçka) thjeshtligj. Nuk i lodh *këmbët (dikush). Lodh *kokën (kryet) (për diçka). S’e lodh *kokën (kryet) (për diçka). Lodh *mendjen (për diçka). S’e lodh *mendjen (dikush). Lodh *trurin (për diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë