Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MEREMETÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ndreq diçka të dëmtuar, të prishur a të vjetruar, ndreqës, rregullues. Meremetues rrugësh. Meremetues çatish. Meremetues rrobash. Meremetuesit e këpucëve.
✱Sin.: ndreqës, riparues, rregullues.
NDRÉQËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ndreq diçka të prishur a të dëmtuar. Ndreqës biçikletash.
2. bised. Ai që hyn si ndërmjetës për të pajtuar dy veta a dy palë që janë zënë ose kanë mosmarrëveshje. Luan rolin e ndreqësit. Ndreqësi arriti t’i pajtojë komshinjtë.
✱Sin.: goditës, rregullues, riparues, meremetues, redaktues, korrektor, pajtues.
RREGULLÚES,~E mb. 1. Që bëhet për të rregulluar diçka; që ndikon për rregullimin e një pune, të një procesi etj. Punime rregulluese. Plan rregullues i qytetit.
2. tek. Që shërben për rregullimin e mënyrës së punës të një mekanizmi, të një aparati etj. Unaza rregulluese.
✱Sin.: ndreqës, meremetues, riparues, ftillues, goditës.
RREGULLÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. tek. Pajisje ose aparat që shërben për ta bërë një mekanizëm a një mjet tjetër të punojë sipas një rregulli të caktuar. Rregullues automatik. Rregullues i ndriçimit. Kontrolloj rregulluesin e shpejtësisë.
2. Ai që drejton qarkullimin e mjeteve në rrugë. Rregullues ushtarak. Iu drejtua rregulluesit të qarkullimit.
3. fig. Diçka që shërben për t'i dhënë drejtimin e duhur një dukurie a një procesi. Rregullues i prodhimit. Kishte vendosur disa rregullues në përpunimin e qumështit.
✱Sin.: ndreqës, meremetues, riparues, goditës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë