Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MEREMETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi që meremeton diçka; veprimi që meremetohet diçka. Pas zhvendosjeve u bë meremetimi i krahut të djathtë të shtëpisë. Po punohet për meremetimin e ujësjellësit. Me meremetimin e këtyre tri ligjeve të paraqitura shënohet një hap i madh.
2. Puna që bëhet për të riparuar ose rregulluar diçka; rregullim, ndreqje. Bënë meremetime të vogla (të çastit). I bënë meremetimet e nevojshme.
✱Sin.: rregullime, riparime, ujdisje, goditjeII, ndreqje.
MEREMETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të rregullohet a të ndreqet, që mund të meremetohet. Objekti ishte i meremetueshëm dhe i banueshëm në tërësi.
PAMEREMETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i meremetueshëm; që nuk mund të meremetohet; kund. i meremetueshëm.
►SHKARP/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Ndreqet a rregullohet. Shkarpohet opinga me kujdes.
2. pës., vet. v. III e SHKARPÓJ. Këpucët u shkarpuan nga ustai.
✱Sin.: rregullohet, qepet, meremetohet, riparohet, goditet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë