Fjalori

Rezultate në përkufizime për “meremetim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KARROOFIÇINË

KARROOFIÇÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT tek. Karro a automjetshërben edhe si ofiçinë për ndreqje, riparim a meremetim makinash, biçikletash etj.; ofiçinë a servis lëvizës. Punoj me karroofiçinë.

MBALLOMË

MBALLÓM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Arnë (zakonishtkëpucë). Këpucë me mballoma. Pantallona me mballoma. Kamerdare gome plot me mballoma. I vuri një mballomë. E ndreqi (e rregulloi) me ca mballoma.
2. Ndreqje që i bëhet një ndërtese vende-vende sa për të shtyrë ca kohë, meremetim i shpejtë dhe jo cilësor, rregullim i përkohshëm. Meremetoj me mballoma një pallatshkatërruar. I vë mballoma çatisë.
3. fig., keq. Mbulim a rregullim i një të mete a një zbrazëtie në një punë sa për të kaluar radhën; arnë. Punë me mballoma. Nga fundi shtova një frazë, krejt si mballomë. Reforma zgjedhore nuk ka nevojë për mballoma.

SHKARPIM

SHKARPÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ndreqim a rregullojmë këpucët. Shkarpimi i këpucëve. Procesi i shkarpimit zgjat pak. Ustai i shkarpimit.
Sin.: rregullim, meremetim, riparim, goditje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.