Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VRÁZHDË (i, e) mb. 1. Që e ka sipërfaqen jo të lëmuar, që nuk është i butë në të prekur, i ashpër; kund. i butë. Dorë e vrazhdë. Lëkurë e vrazhdë. Stof i vrazhdë.
2. fig. Që nuk është mirëdashës, jo i njerëzishëm, fjalërëndë; që shpreh zemërim, rreptësi a egërsi, i ashpër, i egër; kund. i butë. Njeri i vrazhdë. Me fytyrë (me pamje) të vrazhdë. Shikim i vrazhdë. Me tipare të vrazhda. Fjalë (përgjigje) e vrazhdë. Ishte i vrazhdë.
3. I ashpër, jo i këndshëm, që të ther veshin (për zërin); që nuk të kënaq. Zë i vrazhdë. Britmë e vrazhdë.
4. Që ka shije jo të pëlqyeshme, jo i këndshëm në të pirë, i cilësisë së dobët, i ashpër, i egër. Raki e vrazhdë. Pije e vrazhdë. Shurup i vrazhdë.
✱Sin.: i ashpër, i rëndë, i egër, vrazhdak, gojashpër, fjalashpër, fjalërëndë, i merdostë, i pagdhendur, i palëmuar, i palatuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë