Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRENGÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Rënie në gjendje shpirtërore të shqetësuar e të rëndë; mërzitje nga vuajtjet a nga malli për dikë etj.; vuajtje shpirtërore. Brengosje e madhe. Ka shkaktuar brengosje. Ka shprehur brengosjen e tij. Nuk ka vend (arsye) për brengosje. E sheh me brengosje.
2. Gjendja kur brengosim dikë a kur brengosemi; hidhërim, trishtim, pikëllim. Ra në brengosje.
3. Shqetësim, sëkëlldisje. Kishte një brengosje të madhe për djalin ushtar.
✱Sin.: hidhërim, trishtim, pikëllim, plagosje, leqendisje, sëndisje, merakosje, shqetësim, sëkëlldisje.
LEQENDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur leqendis dikë ose kur leqendisem.
2. Gjendja kur dikush dobësohet shumë, kur shkrehet nga trupi për shkak të ndonjë sëmundjeje ose stresi të madh. Sëmundja e gjatë e bëri të ndiente një leqendisje të thellë.
✱Sin.: dobësi, dobësim, rraskapitje, lodhje, shkrehje, leqendi, hidhërim, tronditje, brengosje, merakosje.
PREOKUPACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Shqetësim, merakosje.
SËKËLLDÍSJ/E,~A f. 1. bised. Veprimi kur sëkëlldis a sëkëlldisem. Sëkëlldisja e plagës do t’i kalonte. Nuk po e duronte dot sëkëlldisjen e rrobave.
2. fig. Shkaktimi i një hidhërimi a shqetësimi të madh dikujt. Nuk ta kisha borxh këtë sakëlldisje.
✱Sin.: shqetësim, hidhërim, brengosje, mërzitje, merakosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë