Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BRENGÓ/SEM jovep., ~A, ~UR vetv. 1. Bie në një gjendje shpirtërore të rëndë, mërzitem shumë nga vuajtjet, nga malli për dikë etj., vuaj shumë shpirtërisht. - U brengosa shumë. - Ç’më je brengosur kështu, moj motër?
2. Shqetësohem thellë, bëhem merak. E ëma u brengos shumë kur vajza u vonua. - Mos u brengos, baba!
✱Sin.: hidhërohem, trishtohem, pikëllohem, plagosem, leqendisem, lëngatohem, sëndisem, rrushkullohem, shqetësohem, merakosem, sëkëlldisem.
►BË/HEM jovep., ~RA (u), ~RË 1. vetv. Ndryshoj përbërjen, përmasat, trajtën etj., kaloj në një gjendje tjetër; filloj të jem...; edhe fig. kthehem, shndërrohem; fitoj cilësi a tipare të tjera, jetoj e veproj si i tillë; kund. zhbëhet. Bëhet i butë (i fortë, i lehtë, i lëmuar). Bëhet i bardhë (i zi, i kuq). Bëhet i ëmbël (i hidhur, i kripur). Bëhet i gjatë (i madh, i hollë, i gjerë). Bëhem i mirë (i urtë, i zellshëm, i shkathët, i bukur). U bë i pasur (i varfër). U bë i njohur (i famshëm, i fortë). U bë trim (hero). U bë i mërzitshëm (rrugaç). U bë budalla (qesharak). U bë qull. Bëhet akull. U bë një metër. Bëhet palë. U bë copë-copë (retra). U bë vrima-vrima (shoshë, shportë). U bë vendi gropë (breg, rrafsh). U bë qumështi hirrë. U bë dhëndër (nuse). U bë nënë. Bëhet shprehi (zakon, ligj, rregull). U bë brumë. U bë lopë (lundër) u shëndosh shumë, u fry. U bë flakë (prush, spec, lulëkuqe) u skuq shumë në fytyrë. U bë lis u rrit shumë nga shtati. Bëhet kështjellë (kala, shkëmb graniti). U bë lolo (qole, palaço, brashnjë, leckë). U bë gogol (bubë). U bë pengesë (gardh, mburojë, barrikadë, prag, shteg). U bë simbol (flamur). U bë shembull. Të bëhet mësim! Bëhem shkak. U bë vegël e dikujt. U bë finjë toka u varfërua. U bë varr për dikë. Iu bë barku daulle (hambar, lodër) iu fry shumë barku. Iu bë qafa palë-palë. M'u bë goja helm (pleh, shkrumb). Iu bë jeta pus (skëterrë, varr). U bëftë gur! (mallk.). Arbri do të bëhet e do të zhbëhet shumë herë, gjersa të mbetet i ngulitur përjetë mbi fytyrë të dheut. Themeli çati s'bëhet. (fj. u.). Të ligut mos ia ushqe fjalën, se bëhesh shok i tij. (fj. u.). Mashë e tjetrit mos u bëj. (fj. u.). Bëhu trim të të dojë gjithë bota. (fj. u.). Njeriut iu bëj njeri, ariut iu bëj ari. (fj. u.).
2. vetv., vet. v. III Rritet dhe piqet, arrihet (për pemët, për perimet); jep prodhim të mbarë, rritet e jep prodhim; vjen. U bë gruri. U bënë shpejt qershitë (fiqtë, manat). U bë rrushi. U bënë bathët (bizelet, kungujt, pjeprat). Nuk u bë misri atë vit. Bostanet janë bërë dhe mund t'i këputim.
3. vetv. Zhvillohem, rritem ose arrij në një gjendje a në një moshë të caktuar; vet. v. III është koha, është e domosdoshme a është e nevojshme për të kryer një veprim me diçka a me dikë ose për të marrë masa; rritet, shkoj, jokal. vete. U bë burrë (plak). M'u bë mjekra. Iu bë djali shok (vëlla) iu rrit i biri e u bë burrë. U bë gruri për të korrur. Iu bë vajza për martesë (për nuse). U bë kali për shalë. U bë djali për shkollë. U bë demi për zgjedhë. U bë buka për të hedhur në furrë. Është bërë dhoma për të fshirë. U bë toka për të mbjellë. Iu bënë flokët për të qethur. Është bërë për t'u rruar. U bëfsh njëqind vjeç! (ur.). Mos u bëftë të bëhet! (mallk.).
4. vetv., vet. v. III Përgatitet; është bërë gati, përfundon, mbaron, kryhet. Po bëhet gjella. U bë dreka (darka). U bë kafeja. U bë shtëpia. Detyra u bë. Bëhem gati përgatitem. Gur, gur bëhet mur. (fj. u.) S'bëhet vreshti me urata, po me shata e me lopata. ( fj. u.). Punën, po s'e bëre, s'bëhet. (fj.u.).
5. edhe fig., vetv., vet. v. III Formohet, krijohet, ngrihet; më shfaqet diçka në trup etj.; më del, më kthehet në diçka, më shndërrohet; mblidhet, ngrihet. U bë një vrimë e madhe. U bë rrugë (shteg). U bë një vijë. U bë gropë. Iu bë koka me xhunga. Iu bënë buzët me plagë. Iu bë fytyra me puçrra. M'u bënë duart me kallo. Iu bë një gungë (një plagë). Iu bë lëkura pulla-pulla.
6. vetv., vet. v. III Ndodh, ngjan, zhvillohet, mbahet; veprohet në një mënyrë të caktuar. U bë një mbledhje. Ndeshja nuk u bë. Sot nuk u bë mësim. U bë dasmë e madhe. U bë konferenca (kongresi). U bë një demonstratë (një grevë, një manifestim). Bëhet një parakalim (një paradë). Gjyqi u bë. U bë luftë (kasaphanë). - Ç'u bë me të? - Si i bëhet? - Ç'po bëhet aty? - Edhe kjo do të bëhet!
7. fig., vetv. Vij në gjendje shpirtërore a shëndetësore të caktuar. U bë i lumtur (i pakënaqur). U bë me inat (me qejf). U bë helm (vrer, pikë e vrer). Bëhem merak merakosem, shqetësohem. Bëhem shend e verë. U bë keq u sëmur rëndë. U bë më mirë u përmirësua nga shëndeti.
8. vetv., vet. v. III Kthehet në pronë të dikujt, i përket, i takon; vlen si..., kthehet. Arti është bërë i të gjithëve. U bë qëllimi i jetës së tij. Disa pyje u bënë pronë private.
9. vetv. Fitoj një profesion, një mjeshtëri etj.; marr një gradë a një titull; caktohem, dal, emërohem në një punë a zgjidhem në një organ; marr përsipër një detyrë, kryej detyrën e... U bë mekanik (tornitor, traktorist, minator, mësues). U bë shkrimtar (piktor, muzikant). U bë mjek (inxhinier). U bë Artist i Popullit (Nderi i Kombit). U bë kryetar (drejtor, deputet). U bë dëshmitar (dorëzënës).
10. vetv. Merrem vesh a lidhem me dikë për një punë, hyj në marrëdhënie a në lidhje me të; pajtohem në mendime me dikë; bashkohem, shkoj me dikë, afrohem shumë. Bëhemi miq (shokë, krushq). U bë aleat. Bëhem me të. U bë kundër dikujt. Bëhem i shtëpisë familjarizohem. Nuk bëhen midis tyre nuk kanë marrëdhënie të mira, nuk japin e marrin, nuk hyjnë e dalin.
11. vetv. Lyhem me diçka; fëlliqem, përlyhem, ndotem, ndyhem, ndragem. Bëhem me shkumë. Bëhej me pudër (me të kuq). U bë me baltë (me pluhur, me bojë). U bë me njolla. U bënë me gjak.
12. vetv., bised. Pajisem me diçka që më mungonte; më shtohet në familje dikush që më mungonte; gjej për vete diçka, sigurohem. U bë me shtëpi. U bë me dru për dimër. U bë me orë (me biçikletë). U bë me nuse (me grua). U bë me djalë (me çupë, me fëmijë). U bë me nip (me mbesë). U bë me prindër (me baba, me nënë). U bë me vëlla (me motër). U bë me shokë.
13. vetv., vet. v. III Kalon një kohë e caktuar, mbushet një afat; arrin, është. U bënë dhjetë vjet. U bë viti (moti). Po bëhen tre muaj. U bënë tri orë. U bënë dy vjet. U bë ca kohë që... - Sa ditë u bënë? U bë një jetë e tërë. U bënë ditët. U bë koha për t'u nisur. U bë vonë.
14. mospërf., vetv., kryes. v. III Nuk është i asaj moshe a i asaj shkalle ose nuk ka atë vlerë që të krahasohet me mua; nuk është i denjë për t'u barazuar me dikë, nuk meriton të përfillet. - U bë dhe ai... - U bëtë dhe ju... - U bëre dhe ti... - U bë dhe koka e tij! - U bë veza të mësojë pulën! (iron.).
15. vetv., bised. Hiqem, mbahem si...; shtirem, shitem. Bëhej për i ditur (për i zgjuar). Bëhej për budalla (si i paditur). U bë i sëmurë (si i vdekur).
16. vetv., edhe njëvet. E shoh a e vlerësoj sipas përshtypjes sime; më duket, më del, më shfaqet, më ngjan si..., shihet, vjen. Më bëhet sikur... Më bëhet në ëndërr. M'u bë si im vëlla. M'u bë fytyra e nënës para syve. M’u bë siç e kisha përfytyruar.
17. vetv., fig., bised. Më del emri për diçka të keqe, fitoj nam të keq; më ngjitet diçka, krijohet mendim i keq rreth meje. U bë me fjalë (me llafe). U bë me njollë (me cen).
18. vetv., kryes. sh., bised. Arrijmë një sasi të caktuar, jemi (si numër); bashkohemi disa vetë, mblidhemi së bashku. Bëhemi tetë veta në shtëpi. U bëmë pesë shokë. U bënë dyqind kokë dele. - Sa thasë bëhen gjithsej? - Sa veta bëhen? Nuk bëhen shumë. U bënë njëqind lekë. Bëhen a s'bëhen dhjetë. Këtu bëhemi shumë nga fshati ynë.
19. bised., vetv. Ndodhem diku; vet. v. III gjendet, është. - Ç'u bëre? - Nga bëhet ai? Se nga bëhet. - Ç'u bënë këpucët? - Ç'm'u bë çadra?
20. bised., vetv. Lëviz, zhvendosem. Bëhu më tutje! Bëhem mënjanë. U përpoq të bëhej pak më larg.
21. bised., vetv., vet. v. III Përbëhet, ka. Fshati bëhej nga dyzet shtëpi.
22. kryes. moh., njëvet. S'kam dëshirë për diçka, nuk më pëlqen, nuk më vjen për mbarë. S'më bëhet të ngrihem. S'më bëhet të iki. S'më bëhet ta shoh. S'më bëhet të lexoj. S'më bëhet ta zë me dorë.
23. vet. v. III Vjen një mot i caktuar; krijohet një gjendje tjetër e kohës ose e mjedisit. U bë ditë (natë). Bëhet mëngjes. U bë vapë (nxehtë, zagushi, ftohtë, fresk). U bë thatësirë (lagështi). U bë mjegull. U bë errësirë (dritë). U bë qetësi (rrëmujë).
24. euf., vetv., vet. v. III Ndiqet, ethet, mbarset. Lopa bëhet.
25. vet. v. III sipas kuptimeve të foljes BËJ. S'ka si bëhet. Sipas vendit bëhet kuvendi. (fj. u.).
26. pës. e BËJ.
✱Sin.: afrohem, arrihet, arrin, bashkohem, caktohem, dal, emërohem, fëlliqem, gjendet, është, hiqem, ka, krijohet, kryhet, kthehem, lëviz, lidhem, lyhem, mbahem, mbaron, mblidhet, mbushet, ndodh, ndodhem, ndotem, ndyhem, ndragem, ngrihet, ngjet (ngjan), pajisem, përbëhet, përgatitet, përfundon, përlyhem, piqet, rritem, sigurohem, shitem, shkoj, shndërrohem, shtirem, vete, vjen, zhvendosem, zhvillohet.
♦ U bëra *akull. M’u bë *akrep (dikush). Është bërë për *arapash (dikush). Janë bërë *ashra. U bë *bajat (dikush). Iu bë *bajgë (dikujt) bised. U bë *bakër (diçka). U bëra *balonë tall. U bë *baltë (dikush). Iu bë *baltë (dikujt). U bë *barut. M’u bë *barrë (dikush). I bëhem *barrierë (dikujt a diçkaje). I bëhem *barrikadë (diçkaje) libr. U bë *batall (diçka). Është bërë *begun (dikush). U bë *behar (dikush). S’bëhet më për *bel (dikush). M’u bë (më ra) *bela (dikush). Të bëhet ç’të bëhet! le të ndodhë çdo gjë, edhe po të vejë puna keq, nuk do ta prish gjakun; tym të bëhet!; tym të dalë! (tymi le t’i dalë!); njëra të bëhet!; (edhe sikur) bota (qielli) të përmbyset!; (sikur) qeni qepën të hajë!; ku rafsha mos u vrafsha!; gjysma e mijës pesëqind!; ja hop, ja top. Mos u bëftë të bëhet! mallk. mos u rrittë a mos jetoftë gjatë! (për njerëz). U bë *bërnut (diçka). U bë *bërsi (dikush a diçka). U bë *bërryl (dikush). U bëra *bic. U bë *bilbil (dikush). U bë *bishë (dikush). U bë *bisht (i dikujt). U bë *bishtajë (diçka/dikush). U bë *blozë (dikush a diçka). U bë *bllok (me dikë) libr. U bë *bojë (dikush). U bë (doli) *bollë (diçka) krahin. U bëra *borë. Që kur është bërë *bota. Është bërë *botë (dikush). U bë *bozë (dikush a diçka) shpërf. Iu bë *brashnjë (dikujt) krahin. U bë *brez (dikush). U bë *brumë. T’u bëftë *brus! ur. U bëra *bunacë krahin. Iu bë *burg (jeta). Bëhem *burrë. U bë *byk (dikush a diçka). U bë *bythë (dikush) keq. vulg. U bëra *calik. U bë *cergë (dikush). I bëhet *cergë (dikujt). U bë *cingaridhe (dikush) krahin. U bë cipal (dikush) krahin. Është bërë *cingël (dikush). U bë *cironkë (dikush). *Copë të bëhet! U bë *cung (dikush). U bë *çeço (dikush). U bë *çengel (dikush). M’u bë *çiban (dikush) keq. M’u bë *çimkë (dikush). U bë *dangall (dikush). U bëra *daulle bised. U bë *def (dikush) keq. U bë *dele (dikush). U bëra *derr. M’u bë *derr (dikush a diçka). U bë *det. U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). Jam bërë *diell. T’u bëftë *diell! ur. U bë për *djall (për dreq) (dikush a diçka). U bë për dreq (për *djall) (dikush a diçka). U bë një *dorë (sa një dorë) (dikush). S’bëhet *dorë (dikush). Më është bërë *dregëz (dikush). U bë *dru (dikush a diçka). U bë *dry (dikush). I bëhem *dyshek (dikujt). U bë *dhe (dikush). Është bërë *dhe (dikush) mospërf. Bëhet *dhëndër (dikush). U bë *dërrasë (dhogë) (dikush). U bë dhogë (*dërrasë) (dikush). U bë *erë (dikush). U bë *esëll (dikush). Është bërë *fare (dikush). Më bëhet *fat (diçka). M’u bë *ferrë (dikush) përb. U bë *feta (dikush a diçka). U bë *fërtele (dikush a diçka). U bë *finjë (dikush a diçka). Bëhet *fjalë (për dikë a për diçka). U bëra me *fletë. Bëhem (bie) *fli. U bë *fuçi (dikush). U bë fushë (dikush). U bë *furtunë (dikush). U bë *fyell (dikush). U bë *gangrenë (diçka) libr. Bëhemi *gardh (për diçka). U bë *gërmadhë (dikush a diçka). U bë *gisht (dikush). U bë *gogël (dikush). U bë *gogol (dikush a diçka). U bë *gorricë (dikush) bised. M’u bë *gorricë. U bë *grep (dikush). M’u bë *grep (dikush). U bë (një) *grusht (u bë sa grushti) (dikush). Bëhemi *grusht. U bë *gur (dikush a diçka). U bëfsh *gur! mallk. Është bërë *gjak (diçka a dikush). U bënë *gjak. U bë *gjalmë (dikush a diçka). S’bëhet *i gjallë (dikush). M’u bë *gjemb (diçka). I bëhet *halli (diçkaje). U bë (mori) *hamull (dikush). U bë *han (diku). U bë *haram (dikush). M’u bë *harrje (dikush) përb. M’u bë *havale (dikush a diçka). U bë për *hekura (dikush). U bë *hell (dikush). U bë *hije (dikush). Iu bë *hije (dikujt). U bë *hirrë (diçka). U bë *histori (diçka). U bë *hithërishte (dikush a diçka). Është bërë *hoshafkë (dikush) tall. Është bërë për me *hudhra (dikush). I bëhem *jastëk (dikujt). I bëhem *jorgan (dikujt). U bëra *kacek. U bë *kaçak (dikush). U bë *kaçamak. U bëra *kaçup. U bë *kala (një vend). U bë *kallam (dikush). U bëfsh *kallkan! mallk. U bëra *kallkan. Është bërë *kandil (dikush). U bë *karabojë (dikush). U bë *karroqe (dikush). Bëhem *katërsh. U bëfsh *katund! ur. Iu bë *këpucë (dikujt). M’u bë këpushë (*rriqër) (dikush) përb. U bëfsh *kërcure! mallk. U bëra *kërcu. Është bërë *kërrabë (dikush). Iu bë *kësmet (dikujt) vjet. S’u bë *kiameti! *Kiameti të bëhet! U bë *kockë (diçka). U bënë *kokrra-kokrra. M’u bë *konak (dikush). I bëhem (i dal) *krah (dikujt). U bëra me *krahë. U bëra *kripë. M’u bë (më doli) *kripë (diçka). U bë *labot (dikush) krahin. U bë *lakër (diçka a dikush). U bë *laskar (dikush) krahin. U bë *leckë (rreckë) (dikush). Iu bë *ledh (diçkaje). Është bërë *legen (dikush) përçm. U bë *legjendë (diçka) libr. Iu bë *lepitkë (dikujt). Është bërë *lepur (dikush). U bë *lesë (dikush). U bëra *lesh. U bë *lëmë (diçka). Është bërë *lëmsh (dikush a diçka). U bëfsh *lëmsh! mallk. U bë *lëndinë (diçka). Është bërë për *lëng (dikush). U bë *lëvere (dikush). Jam bërë *limë. U bë litar (*tërkuzë) (diçka). U bë *livadh (dikush). U bë *lojë (dikush). Është bërë *lugë (dikush). U bë *lule (dikush). U bë *lumë (dikush). U bë për *lumë (dikush a diçka). U bë *lundër (dikush). U bë *llucë (dikush). U bë *llum (dikush a diçka). U bë *mashë (e dikujt) keq. M’u bë *mbarë. I bëhet *mburojë (dikujt a diçkaje). U bë *mel (dikush). I është bërë *mendja... Bëhem *merak (për dikë a për diçka). Iu bë *mish (dikujt). M’u bë *molë (dikush). M’u bë *morr (dikush) përb. bised. S’u bë *nami! mospërf. U bë *narden (dikush) keq. U bë *nuse (dikush). M’u bë *njerk (dikush). Bëhem një (*njësh). Është bërë *një (me dikë) keq. Iu bëftë *njëra! (dikujt) mallk. *Njëra të bëhet! Bëhem *njësh (një). Iu bë *ombrellë (dikujt). Iu bë *opingë (dikujt). U bë *paçavure (dikush). M’u bë (më mbeti) *pajë (dikush a diçka). Bëhem *palë (me dikë). U bë *pasqyrë (diçka). U bënë *pastërma keq. Është bërë *pastërma (dikush). U bë *pazar (diku). U bë *pe (dikush a diçka). U bë *pelte (diçka). U bë *pellg (dikush a diçka). Janë bërë *pendë. U bëra *peronë. U bënë *pesë e pesë. U bë *petë (diçka a dikush). U bë *përshesh (diçka). U bë *përrallë (diçka a dikush). U bë *përrua (dikush). U bë (mbeti) *pilaf (dikush) iron. U bë piper (*spec) (dikush). Bëhem *pishman. Jam bërë *pleh. U bë *plumb (dikush). I bëhem *prag (dikujt a diçkaje). U bë *pre (dikush). U bë *pulë (dikush) mospërf. M’u bë *pullë (dikush) përb. Nuk është *punë që bëhet (diçka). U bë *pus. Më bëhet *pus (diçka). Është bërë për *pushkë (dikush). U bë *qengj (dikush). U bë *qime (dikush). U bë *qiqër (dikush). U bë *qiri (dikush). U bë *qojle (dikush) tall. U bë për (në) *qoshe (dikush). U bë *qull (dikush a diçka). U bë *qyqe (dikush). I bëhem *qyrk (dikujt). U bë *re (dikush). U bë *retra (diçka). M’u bë *retër (dikush). U bë rreckë (*leckë) (dikush). M’u bë *rrëfanë (dikush) përb. M’u bë *rriqër (këpushë) (dikush) përb. M’u bë *rrodhe (dikush) përb. U bë *rrogoz (diçka a dikush). U bë *rrugë (udhë) (për diçka). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *rrumbull (dikush). U bëmë *sardele. M’u bë *sebep (diçka). Është bërë *skelet (dikush). U bë *spec (piper) (dikush). U bë *sterrë (dikush). U bë *sukull (dikush) krahin. Bëhet me *sustë (diçka). U bëra *shakull. U bëra për *shami. Është bërë *shirit (dikush). Më bëhet *shirit (diçka). U bëra për *shkalc. U bë *shkarpë (dikush). Më bëhet *shkarpë (diçka). U bë *shkop (dikush). U bë për *shkop (dikush). U bë *shoshë (diçka). U bë *shportë (diçka). I është bërë *shtrat (dikujt a diçkaje) keq. U bë *shuk (dikush). M’u bë *shushunjë (dikush) përb. U bë *tapë (dikush). U bë për *tellall (dikush). U bë *tërkuzë (litar) (diçka). U bë *tjegull (diçka). Është bërë *trëndelinë (dikush). U bë *trokë (diçka a dikush). U bë *trung (dikush). U bë *tufan (dikush). U bë *turrë (dikush). U bë *tym (dikush). *Tym të bëhet! *U tha, u bë (diçka). U bë *theror (dikush). U bë *thëngjill (diçka). Ta bën nën *thua (dikush). U bë *thumb (dikush). U bë udhë (*rrugë) (për diçka). U bë *ujë (dikush). U bë *ujk (dikush). M’u bë *ujk (dikush a diçka). U bë *uthull (dikush). U bë *vaj. U bë *vakëf (diku). Bëhet *varr. U bë *vegël (e dikujt). Iu bë *velenxë (dikujt) keq. Bën *vend ku s’bëhet (dikush). U bëra *verem vjet. U bë *veri (dikush). U bë (doli) më *vete (dikush). U bë *vezë (dikush). U bë për *vig (dikush). Nuk më bëhet *vonë. U bë vozë (*fuçi) (dikush). U bëra *vrer. I është bërë *xanxë (diçka). U bë *xurxull (dikush). Është bërë *xham (diçka). U bë *xhind (dikush). M’u bë *zorrë (dikush) përb. vulg. U bë *zhele (dikush). U bë *zhur (diçka).
DHEMB vep., ~I, ~UR (zakonisht me trajtë të shkurtër të përemrit vetor) jokal. 1. Ndiej dhembje në trup, ndiej në trup diçka që më mundon a më shqetëson; më ther a më sëmbon diçka. Më dhemb koka (balli, gryka, trupi, zemra, këmba, dora, mesi, dhëmbi, dhëmballa). Më dhembin sytë. Më dhemb në ijë. Më dhemb shumë (pak). E di ku i dhemb dhëmbi (dhëmballa.) (fj. u.). Ku dhemb dhëmbi, vete gjuha. (prov.)
2. fig. Më ngjall dhembshuri; më dhimbset (përdoret kryesisht me trajtë të shkurtër të rasës dhanore). Më dhemb fëmija. Më dhemb në zemër për atë vajzë. Më dhemb shumë kur e shoh në atë gjendje. S’i dhemb fare për prindërit. Vdekja e të plagosurve u dhembi më shumë. Dhembin zemrat e nënave, kur shohin fëmijë të uritur.
3. fig. Shqetësohem, bëhem merak për diçka. U dhemb atje ku i dhemb popullit. U dhemb të gjithëve diçka. Probleme që dhembin në shërbimet publike. Çështje që dhembin jo pak.
✱Sin.: sëmbon, dhimbset, shqetësohem, merakosem.
♦ Më dhemb *barku (për dikë). (E di vetë) ku më dhemb *dhëmbi. Ku të dhemb e ku të djeg atje ku të dhemb më shumë; ku të mund (kur e goditim dikë fort me diçka, me fjalë, me të shara etj. në pikën më të ndjeshme). S’i dhemb *koka (kryet) (dikujt). S’i dhemb kryet (*koka) (për asgjë). Më dhembin *sytë (kur e shoh) (dikë a diçka). Më dhembin *veshët. Më dhemb (më ther) *zemra (shpirti, në zemër, në shpirt) (për dikë a për diçka). E shpie *gjuhën te dhemb dhëmbi
HALL,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Gjendje e vështirë që vjen nga mungesa e diçkaje, nga vuajtje a fatkeqësi etj. Ra në hall. Ishte në hall e s'dinte ç'të bënte. E bëri (e pati) nga halli. Kishte një hall. Erdhi për hall. E shtyu halli. Është në hall për diçka ka shumë nevojë për diçka. Ia di hallin. Ia zgjidhi hallin. E la në hallin e tij (e saj).
2. Diçka që sjell kokëçarje a telashe, çështje shqetësuese që duhet zgjidhur, shqetësim. Hall i madh. Hallet e jetës (e shtëpisë). I mbaroi hallet. E zunë hallet shpejt.
3. Diçka që shkakton vuajtje shpirtërore; hidhërim, brengë. Njeri me halle. Jetë me halle. Kishte halle shumë (një mijë halle). E kishin plakur hallet.
4. Zgjidhje, rrugëdalje. Bëri hall gjeti diçka, e rregulloi (me vështirësi); gjeti rrugëdalje në një farë mënyre. Si do t’i vejë halli? (një pune a dikujt) si do të zgjidhet, si do të marrë fund, si do të përfundojë (diçka a dikush). I bëhet halli i gjendet rrugëdalja në një fare mënyre, gjeti diçka, e rregulloi (me vështirësi). I jap hall diçkaje i jap rrugë diçkaje, i jap dum diçkaje.
5. si ndajf. Në mënyrë të vështirë, të mbrapsht a të gabuar; në mënyrë jo të drejtë a të rregullt; të gabuar, keq; kund. mirë, mbarë. Hall kështu edhe hall ashtu. Hall ta marrësh e hall ta lësh. Hall me të, hall pa të. Hall me buaj, hall me qe. (fj. u.).
✱Sin.: brengë, hidhërim, vuajtje, siklet, shtrëngesë, shqetësim, kokëçarje, nevojë, kusur, telash, taksirat, qeder, bela, zgjidhje, rrugëdalje.
♦ I bëhet halli (diçkaje) mund të rregullohet, i gjendet mjeti, mënyra a rrugëdalja në një farë mënyre për ta kryer. Bëj hall përpiqem të gjej diçka që më duhet; e siguroj me vështirësi; gjej mjetin, mënyrën a rrugëdaljen në një farë mënyre për të kryer një punë. Bie në hall (me dikë a me diçka) vihem në një gjendje të tillë, sa nuk di ç’të bëj, s’di si të ndihmoj dikë a të zgjidh diçka; merakosem për dikë a për diçka; jam (bie) ngushtë. S’ia di hallin vetes (dikush) iron. s’e njeh vetveten, e mbivlerëson e ia bën qejfin vetes. Në *ditë të hallit (të pikës). (Është) për t’i qarë hallin (dikush a diçka) është shumë keq; është në gjendje shumë të keqe a të vështirë; është për lumë. Ku e ke hallin? ku kërkon të dalësh?, ç’synon të arrish?, ç’do? I lau hallet (dikush) vdiq; shkoi me të shumtët. Në *pikë të hallit. I qaj hallin (dikujt). 1. I flas për të keqen që më ka zënë për t’u këshilluar me të ose për të kërkuar ndihmë; i qahem; i hap zemrën; i hap barkun. 2. Marr pjesë në hidhërimin e tij dhe e ngushëlloj; shqetësohem e merakosem për dikë; më vjen keq (për dikë). I qan hallin *kalorësit se i varen këmbët (dikush) iron. I ka shkuar halli *poshtë (dikujt).
KUJDÉS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Tregoj a kam kujdes ndaj dikujt a diçkaje; përqendroj vëmendjen dhe përpiqem për të mirën e tyre etj.; kujdesohem; përkujdesem; kund. shkujdesem. Kujdesem për dikë që është i sëmurë (në nevojë).
2. edhe fig. Bëhem merak; shqetësohem shumë për dikë a për diçka; merakosem; kund. shkujdesem. Kujdesem për shëndetin e fëmijëve.
✱Sin.: kujdesem, kujdesohem, përkujdesem, merakosem.
►LEQENDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., bised. Dobësohem shumë; shkrehem nga trupi. U leqendis nga trupi. U leqendis nga sëmundja.
2. Hidhërohem e vuaj nga diçka, dobësohem a tronditem shpirtërisht; merakosem shumë, brengosem. - Mos u leqendisni! - Si qenka leqendisur?!
3. pës. e LEQENDÍS.
✱Sin.: dobësohem, tretem, shkrehem, hidhërohem, tronditem, brengosem, merakosem.
MERÁ/K,~KU m. sh. ~KE, ~KET dhe ~QE, ~QET bised. 1. Dëshirë e madhe për të marrë vesh a për të mësuar diçka për një njeri, për një ngjarje ose për një gjë tjetër; kureshtje. Ka merak ta dijë. Sa për të hequr (sa për të nxjerrë) merakun.
2. Dëshirë e madhe a lakmi që ka dikush për të provuar diçka, për të pasur një gjë që nuk e ka etj. Kishte merak (i ka hipur merak) për një biçikletë të re. Plasi nga meraku për çokollatën që kishte sjellë ajo. Hëngri dhe e nxori merakun.
3. Shqetësim i madh që ndiejmë për një njeri të afërm a të dashur kur është larg, kur është i sëmurë ose kur ndodhet në një gjendje të keqe; shqetësimi dhe përgjegjësia që ndiejmë për diçka. Ka merak për djalin (për vajzën). U sëmur nga meraku për të birin. Meraket e prindërve s’kanë të sosur. Ka merak për punën. Më ha meraku për diçka shqetësohem shumë, merakosem. S’e zë meraku për asgjë. E futi në merak e shqetësoi shumë. Jam në merak për dikë a për diçka shqetësohem, merakosem. Fle me merak. Mos ki merak! mos u shqetëso! E hoqi merakun nuk shqetësohet më, u qetësua.
4. Dashuri e një mashkulli për një femër dhe anasjelltas, sevda. Pati (zuri, hodhi) merak në të ra në dashuri. E zuri meraku. U martuan me merak. Iu bë merak ajo e dashuroi.
5. Kujdesi i madh që tregojmë për një punë a për diçka tjetër dhe përpjekja për ta kryer atë sa më mirë. Ndërtesë (punë) e bërë me merak. E punoi me merak.
6. Të dhënët me mish e me shpirt pas diçkaje, prirje për t’u marrë me diçka, gjakim. Ka merak për muzikë (për sport). Merakun e ka për gjueti i pëlqen gjuetia. Ka merak të madh pas librave.
7. Dyshim, frikë a pasiguri që kemi përpara diçkaje të panjohur, të dëmshme a të rrezikshme, të papastër etj. Kishte merak se mos i ngjiste sëmundjen. Ka merak t’i japë dorën. Pije pa merak!
8. Dyshim që kemi për dikë. Më ha meraku se ai e ka bërë. Merakun e ka tek ai. M’u hoq meraku për të.
9. fig. Peng; gozhdë. Më mbeti merak që s’ia dhashë. I mbeti merak që s’e pa. Merak në zemër e kam që s’erdha.
✱Sin.: dëshirë, kureshtje, lakmi, shqetësim, kujdes, brengë, kasavet, përgjegjësi, gajle, qeder, dert, dashuri, sevda, sëkëlldi, gjakim, dyshim, frikë, pasiguri, peng.
♦ Bëhem merak (për dikë a për diçka) shqetësohem shumë, merakosem; nuk jam i qetë, se nuk e di si është. Më ha meraku se... dyshoj se..., kam dyshim se... Nuk më ha meraku (për dikë a për diçka) nuk shqetësohem fare për dikë a për diçka, nuk dua t’ia di për të. E kam merak vetë (diçka) iron. di unë si ta vërtis punën, shqetësohem e merrem unë me diçka, që ta bëj si dua vetë. E kam merak (në zemër) (diçka) shihe kam peng (në zemër) (diçka). Më mbeti merak (në zemër) (diçka) shih më mbeti peng (në zemër) (diçka). Nxora merakun (për dikë a për diçka) e pashë a e provova dhe e di si është, jam i qetë që është mirë, nuk kam më merak, nuk jam më i shqetësuar. Vuri (zuri) merak (në diçka) i pëlqeu shumë dhe do patjetër ta ketë, e do; nis t’i pëlqejë dikush e ta dashurojë. S’e zë meraku (dikë) nuk pyet fare për dikë a për diçka, nuk shqetësohet, as që do t’ia dijë; nuk bëhet merak (dikush); nuk i bëhet vonë (dikujt); nuk çan kokën (dikush).
►NGASHËN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shqetësohem, merakosem. Plaku ngashënohej për hiçmosgjë.
2. pës. e NGASHNÓJ.
►PRÉK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndiej thellë, emocionohem, më lë mbresa diçka, mallëngjehem; ndiej dhembje shpirtërore për diçka, shqetësohem shumë, tronditem; fyhem. Preket shumë (lehtë, shpejt). U prekën thellë nga përkrahja (nga mbështetja) e tyre.
2. vetv. Sëmurem nga një sëmundje, më bie një sëmundje (për frymorët dhe bimët). Është prekur nga tuberkulozi.
3. vetv., vet. v. III Dëmtohet, cenohet. U prekën bimët nga vrugu (nga bryma).
4. pës. e PREK.
✱Sin.: cekem, cikem, emocionohem, mallëngjehem, pezmatohem, tronditem, lëndohem, goditem, dokëndisem, fyhem, sëmurem, dëmtohem, takohem, plagosem, vritem, thekem, trazohem, përmallem, përmallohem, jargavitem, shqetësohem, acarohem, egërsohem, thartohem, zemërohem, kafshohem, athëtohem, cenohem, merakosem, turbullohem, molepsem.
♦ Nuk preket në *kërthizë (dikush). Nuk preket (as) me *krënde (dikush). S’preket (as) me *llullë (dikush) iron. U preka në *zemër (në shpirt).
►PREOKUP/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Shqetësohem, merakosem.
PÚN/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Veprimtari e dobishme që kryen njeriu, duke përdorur forcën e vet të krahut e të mendjes dhe vegla e mjete të ndryshme, për të shndërruar natyrën sipas nevojave të veta, për të prodhuar të mira materiale, për të krijuar vlera shpirtërore a për një qëllim tjetër të vetëdijshëm; veprimtari e ndërgjegjshme prodhuese, krijuese, organizuese etj. e njeriut ose e shoqërisë dhe mënyra si kryhet kjo. Ndarja e punës (hist.). Në marrëdhënie pune. Ndjenja (edukata) e punës. Puna hap (sjell) punën po punove, të dalin patjetër edhe punë të tjera. Pa punë s’ka gunë. (fj. u.). Punën e sotme mos e lër për nesër. (fj. u.). Kalin e njeh barra, burrin e njeh puna. (fj. u.). Puna e kaut nuk ka duk, por ka bukë. (fj. u.). Pushka, sa ka grykën, aq t’i bie punët ngushtë. (fj. u.). Fjalët e mëdha - punët e vogla. (fj. u.). Bujë shumë e pak punë. (fj. u.). Puna të mëson vetë. (fj. u.). Sa të mendohet i mençmi, budallai ka mbaruar punë. (fj. u.). T’i gjesh punës njeriun e jo njeriut punë! (fj. u.).
2. Lloji i veprimtarisë a detyra që kryen çdo ditë një njeri ose një grup njerëzish në industri, në bujqësi, në shkencë a në një fushë tjetër; lloji i shërbimit që i bëhet diçkaje; mjeshtëri, zanat, profesion. Frytet e punës. Rendimenti në punë. Këngët (vallet) e punës. Paaftësi e përkohshme në punë. Aksident në punë. I ngarkuari me punë (dipl.). Zuri (gjeti) punë. E ka punën në gjak. Fjalë pak e punë shumë. Fjala fjalë e puna punë! nuk duhen ndarë fjalët nga veprat, atë që thua duhet ta bësh. Puna e mbarë! (ur.). S’i ka duk (grat) puna nuk ka ndonjë dobi nga puna e tij, i shkon puna kot. I rri punës mbi kokë (mbi krye) kujdeset shumë për punën a për një çështje që duhet zgjidhur, nuk i ndahet. S’i bën bisht punës. I shtie hile punës dikush punon me hile.
3. bised. Vendi (ndërmarrja, institucioni etj.) ku punon dikush. E mori djalin (vajzën, bashkëshorten) në punën e vet. Ku ke punën, shtro (edhe) gunën. (fj. u.).
4. Kolektivi ku punon dikush. Shokët e punës. I erdhën ata të punës.
5. Diçka që duhet bërë a duhet zgjidhur, që na shqetëson etj.; çështje; hall. Punë boshe. Punë fëmijësh (tall.). Ia mbaroi punën (dikujt) e ndihmoi për diçka. Si do të vejë kjo punë? E ndan (e këput, e pret) punën (dikush) i ka gjërat të qarta e të prera, nuk i zvarrit punët. I bie punës prapa e ndjek një çështje derisa të zgjidhet. S’të mbaron punë s’ta kryen një kërkesë, një porosi etj., s’të bën gjë. I ka punët në vijë (për fije) i ka punët fare mirë, i vete mbarë. E ka shkrehur atë punë nuk mendon a nuk shqetësohet më për diçka, ka hequr dorë. Nuk është puna ime. Nuk (më) pret puna duhet të mbarohet, të zgjidhet etj. menjëherë. Si qëndron puna? Na hapi punë. T’i vëmë kapak kësaj pune! ta mbyllim këtë çështje. I lë punët varur (dikush) i zgjat e nuk i zgjidh. S’më shpie (s’më çon) puna atje s’kam të bëj me dikë a me diçka. Ua prishi punët u hapi telashe, i pengoi. S’u nisëm dot për punë përmbytjeve.
6. bised. Shkak, arsye. Punë e pa punë me arsye e pa arsye, me shkak e pa shkak. Kësaj i thonë (kjo është) punë e pa punë të bësh punë pa nevojë e pa dobi, t’i hapësh vetes punë kot.
7. Lëvizja që bën e veprimtaria që kryen një organ, një organizëm, një aparat, një mjet etj. Puna e zemrës (e stomakut, e veshkave). Puna e orës (e motorit, e makinës). Puna e muskujve të krahëve. Regjimi i punës (së një makine) (mek.). E vë makinën në punë. E bëri gati për punë. Punë pa zhurmë.
8. Fryti i veprimtarisë prodhuese me cilësitë dhe vlerat e tij të tjera, ajo që arrin të bëjë dikush gjatë procesit të prodhimit; sendi, vegla etj. që prodhon punëtori a punonjësi; rezultati i veprimtarisë së dikujt; punim. Punë shkencore. Punë e mirë. Punë vjetore (diplome, doktorate). Punë me vlerë. Cilësia (sasia) e punës. I mati punën. Nxori punë të pastër. I mori punën në dorëzim. Kishte marrë edhe punën me vete.
9. fiz. Rezultati i veprimit të një force mbi një trup, e cila e zhvendos trupin në një drejtim të caktuar dhe shoqërohet me harxhim energjie. Punë mekanike. Njësitë e punës. Formula e punës. Treguesit e punës. Pa forcë nuk mund të bëhet punë. Harxhohet punë.
10. Gjendja, rrethanat në të cilat ndodhet dikush lidhur me diçka. E ka punën pisk (keq, mirë). Nuk i kanë punët mirë.
11. Gjendja e marrëdhënieve të dikujt me dikë. E ka punën grurë me dikë.
12. bised. Rasti. Me që ra puna. Ra puna kështu. Puna e solli që... Më ka rënë puna të dëgjoj. Puna e nxori në një fshat.
13. bised. Diçka e ngjashme me një send, lloj, farë. I ra si një punë damllaje. U duk një punë mize.
14. Gjymtyrë e disa emërtimeve të pathjeshta eufemizma për epilepsinë. Ajo punë sëmundja e tokës, epilepsia. Puna e herës sëmundja e tokës, epilepsia. Puna e hënës sëmundja e tokës, epilepsia. Puna e truallit sëmundja e tokës, epilepsia.
✱Sin.: veprimtari, profesion, mjeshtëri, zanat, çështje, dava, mesele, punim, funksion, funksionim, shërbim, veprim, vepër, punësi, rast, arsye, lloj, vend, detyrë, shërbesë, problem, telash, barrë, hall, havale, rrethanë, gjë, shkak, lëvizje, fryt, gjendje, farë.
♦ Të bën punë (të madhe) (dikush a diçka) të ndihmon shumë, të zgjidh një hall të madh, të lehtëson shumë; të jep dorë; kund. të prish punë. Si ta bjerë puna si të vijë, si të ndodhë; sipas rrethanave; me të parë e me të bërë. *Djall o punë! bised. Ma do puna jam i detyruar të veproj a të sillem në këtë mënyrë, s’mund të bëj ndryshe; është e domosdoshme, duhet; ashtu duhet. *Fjalë të ëmbla e punë të tharta. Flet puna vetë është diçka që duket qartë, s’është e nevojshme që të jepen shpjegime a sqarime. Sa për t’u gjendur (Kola) në punë iron. sa për t’u dukur që po merret me diçka, sa për të thënë që po punon, por që s’bën gjë. Nuk e ha punën (dikush) nuk është i zoti, është dembel. Më hapi punë (dikush a diçka) më solli telashe a vështirësi të paparashikuara, më krijoi kokëçarje e ngatërresa të reja; ma bëri më të vështirë a më të gjatë sesa prisja; hap (nxjerr) avaze (dikush). S’më hyn në punë (diçka). 1. S’më nevojitet, s’më vlen për ndonjë gjë, nuk më duhet. 2. S’më intereson, nuk dua t’ia di; s’është puna ime, nuk më takon mua. Nuk është punë që bëhet (diçka) është e pamundur, nuk bëhet; nuk mund ta pranoj diçka. (Është) punë e madhe (dikush a diçka) është shumë i mirë, të kënaq; është bukuri fare; për bukuri, për mrekulli, si s’ka më mirë; s’ka të sharë; s’ke ç’i thua (dikujt a diçkaje). *Kafshë pune (barre) keq. I ka punët *pus (dikush). *Kryet e punës. Të mbaron punë (dikush) të bën çdo gjë, ta plotëson një kërkesë, një lutje etj.; është i aftë e të ndihmon me dëshirë, ta kryen me siguri një porosi. Ndryshon puna është tjetër gjë; është çështje që duhet parë a duhet trajtuar ndryshe; del ndryshe diçka, nuk e kisha kuptuar kështu. *E para e punës. Nuk më pret puna nuk kam kohë, ngutem, nxitoj; nuk kam mundësi. Të prish punë (dikush a diçka) të pengon a të bën dëm, të hap telashe, ta vështirëson diçka; kund. të bën punë (të madhe). S’prish punë! s’ka gjë, s’ka rëndësi; s’ka gajle. M’u prish puna! iron. nuk ka rëndësi për mua, s’bëhem merak, s’më bëhet vonë; aq më bën!; punë e madhe (fort)! mospërf.; nuk më prishet gjiza bised. Punë boshe fjalë a veprime të kota; gjepura; diçka që s’e vlen të merresh me të. Punë ditësh shumë shpejt, në një afat të shkurtër; çështje ditësh. Punë dreqi! bised. çështje shumë e ngatërruar; telash i madh, sa s’di ç’të bësh; ngatërresë. Puna e herës euf. sëmundja e tokës, epilepsia; puna e hënës; puna e truallit. Puna e hënës euf. sëmundja e tokës, epilepsia; puna e herës; puna e truallit. Punë e madhe fort! iron. nuk ka gjë, nuk prish punë; nuk merakosem fare, nuk më bëhet vonë, nuk e çaj kokën fare; aq më bën!; m’u prish puna! iron.; nuk më prishet gjiza! bised.; batall i madh (fort)! iron.; hata e madhe fort! iron.; s’u bë nami. Punë muti vulg. gjë e ngatërruar dhe e lodhshme, diçka që kërkon mund e të sjell telashe. Punë me spec diçka që nxjerr vështirësi e kokëçarje të papritura; diçka e mprehtë me pasoja të rrezikshme. Puna e truallit euf. sëmundja e tokës, epilepsia; puna e herës; puna e hënës. I qan puna në dorë (dikujt) është shumë i ngathët e i plogët, s’është i zoti; e zvarrit punën. Qan puna për të zotin çdo punë kërkon njeriun e përshtatshëm (sidomos kur dikush është i paaftë e nuk e përballon dot një punë a një detyrë). U pa puna çdo gjë mbaroi, s’kam ç’bëj unë, jam i detyruar të veproj kështu, s’ka rrugë tjetër. Një *rrugë (një udhë) e dy punë. Shkoi në punën e tij (e saj) (dikush) euf. vdiq (për një njeri shumë të moshuar); fle gjumin e fundit; i lau hallet; iu këput peri (dikujt). Shih punën e jo gunën vlerësoje dikë sipas vlerave që ka a sipas veprave që bën dhe jo sipas dukjes a sipas fjalëve që thotë, çmoji veprat e jo fjalët; shih drithin e jo thesin. Sheh puna punën si të vijë, si të jenë rrethanat; me të parë e me të bërë. Shtrëngoi puna. 1. Duhet përfunduar a duhet zgjidhur sa më parë diçka, nuk pret më; nuk duron më. 2. Nuk mund të kalohet më si më parë, nuk është aq e lehtë, është bërë e vështirë që të arrish diçka. U trash puna u rëndua gjendja, u vështirësua biseda; u trash muhabeti, u ngritën tonet. E zuri ajo punë (dikë). 1. euf. I ra sëmundja e tokës, e zuri epilepsia. 2. U tërbua nga inati; bën si i marrë. Ka zënë punën e tij (e saj) (dikush) euf. është në prag të vdekjes, po jep frymën e fundit.
►SËKËLLDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. bised., vetv. Shqetësohem shumë a bëhem merak, mërzitem, brengosem. Mos u sëkëlldis! Nuk sëkëlldisej fare për atë punë.
2. vetv. E ndiej veten ngushtë, shqetësohem kur më vjen dikush ose kur më kërkon diçka papritur. Rrini, rrini, mos u sëkëlldisni!
3. pës. e SËKËLLDÍS.
✱Sin.: bezdisem, sëndisem, merakosem.
►VEREM/ÓSEM jovep., ~ÓSA (u), ~ÚR mjek. 1. vetv. Sëmurem nga tuberkulozi, më hyn veremi. Është veremosur nga tuberkulozi i mushkërive.
2. fig., vetv. Më hyn një merak i madh për dikë a për diçka; mërzitem shumë, më pëlcet shpirti, bëhem verem. U veremos në shpirt.
✱Sin.: plas, pëlcas, mërzitem, merakosem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë