Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANDÁQ,~E mb., krahin. 1. Që është i dhënë shumë pas diçkaje (pas punës, pas shëtitjes, pas kinemasë, pas veshjes, pas muzikës etj.). Djalë andaq. Notues andaq. Futbollist andaq.
2. Që është i qejfit e i haresë, andatar. Grua andaqe. Fëmijë andaq.
✱Sin.: merakli, qejfli, gaztor, zbavitës, argëtues, ahengtar, andatar.
ANDÁQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Ai që është i dhënë shumë pas diçkaje. Andaq futbolli. Andaq noti. Andaq skijimi. Andaq kërcimi. Andaq filmi. Andaq gjuetie.
2. Ai që është i qejfit e i haresë, andatar. Andaq i madh. Andaq i këngës.
✱Sin.: merakli, qejfli, gaztor, zbavitës, argëtues, ahengtar, andatar.
MERAKLÍ,~E mb., bised. 1. Që ka merak për ta bërë çdo gjë në rregull e sa më mirë, që e bën punën me kujdes të madh e me përgjegjësi. Mjeshtër merakli. Amvisë meraklie.
2. Që është i dhënë shumë pas diçkaje, që i pëlqen shumë të merret me diçka. Kopshtar (lulishtar, fermer) merakli. Është merakli pas muzikës (pas sportit, pas librave, pas kafesë).
3. Që bie shpejt në dashuri, që e zë meraku menjëherë. Djalë (burrë) merakli.
4. Që ndien shqetësim të madh për një njeri të afërm a të dashur; që shqetësohet shumë a që e ha meraku për diçka. Prind merakli (për fëmijët).
5. Që ka dyshim, frikë a pasiguri përpara diçkaje të panjohur, të dëmshme, të rrezikshme, të papastër etj.; që ruhet shumë nga gjëra të tilla. Njeri merakli. Është merakli.
✱Sin.: i dhënë, i përkushtuar, qejfli, sevdalli, i dashuruar, i merakosur, i shqetësuar, dyshues, i pasigurt.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë