Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EDUKATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Punonjëse edukimi në kopshtet e në çerdhet e fëmijëve; ajo që merret me edukimin e parashkollorëve; punonjëse e arsimit parashkollor. Edukatorja e kopshtit (e çerdhes). Edukatorja ime e parë. Edukatore me përvojë pune.
2. Ajo që merret me edukimin e dikujt (zakonisht të fëmijëve dhe të nxënësve); arsimtare, mësuese, mentore. Edukatore e brezit të ri.
✱Sin.: edukuese, mësuese, arsimtare, mentore.
MENTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Udhëheqëse shkencore. Është mentore për studentët e informatikës.
2. Këshilluese e mençur, mësuese që të këshillon. Kjo konkurrente është më e guximshme se mentorja e saj.
PERCEPTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mësuese, instruktore, mentore, tutore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë