Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LULËZÚAR (i, e) mb. 1. Që ka çelur lule; që ka nxjerrë lule (për bimët); kund. i çlulëzuar. Pemë e lulëzuar. Bli i lulëzuar.
2. Që është mbushur me lule e ka hijeshi. Fusha (livadhe) të lulëzuara. Kopsht i lulëzuar.
3. fig. Që është bërë i bukur, i hijeshuar, i zbukuruar. Jetë e lulëzuar. Ditë të lulëzuara. E ardhmja e lulëzuar.
4. Që i ka ikur mendja, që nuk është mirë mentalist. Atij djali mos ia zini për të madhe, ai është i lulëzuar nga mendja.
✱Sin.: i çelur, i shpërthyer, i hijeshuar, i lulëzueshëm, i hapur, i bukur, i zbukuruar, i zhvilluar, i përparuar, i çmendur.
MENTALÍST,~E mb. Që beson ose mbron mentalizmin; që mbështetet te mentalizmi apo që është në përputhje me idetë dhe parimet e mentalizmit. E bazon analizën e tij në një këndvështrim mentalist. Shprehte ide mentaliste.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë