Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLËRRÚDHUR ndajf. Duke qenë i zhytur në mendime të thella; mendueshëm. Fliste ballërrudhur e i vrenjtur. - Do dalim? - e pyeti ballërrudhur.
MENDÚAR (i, e) mb. 1. Që ka rënë në mendime, i kredhur në mendime; që shpreh gjendjen e një njeriu të zhytur në mendime. Njeri i menduar. Me fytyrë të menduar. Rri (ecën) i menduar. Ishte shumë i menduar.
2. Që është menduar dhe është studiuar mirë që më parë, që është shoshitur si duhet nga të gjitha anët; i peshuar, i matur. Punë (vepër) e menduar. Fjalë e menduar. Vendim i menduar.
✱Sin.: i mendueshëm, i përqendruar, mendar, ballërrudhur, i matur, i peshuar, i mbështetur, i studiuar, i arsyetuar.
MENDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I menduar. Njeri i mendueshëm. Vështrim i mendueshëm. Me sy të mendueshëm.
2. Që mund të mendohet; i pritshëm. Sanksionimi më i mendueshëm.
MENDÚESHËM ndajf. Duke u menduar; i përhumbur në mendime. Hante mendueshëm. Ia nguli sytë mendueshëm. Vështronte flokët e dëborës mendueshëm. Mendueshëm theu heshtjen.
PAMENDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të mendohet; kund. i mendueshëm. Opsion i pamendueshëm (dipl.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë