Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MENDJEROÍTUR mb. Që ka roitur nga mendja, i ikur nga mendtë, i shkalluar. Plak mendjeroitur.
✱Sin.: i rrjedhur, i roitur, i shkalluar, mendjerrjedhur, mendjepjerdhur.
MENDJERRJÉDHUR mb. 1. Që ka rrjedhur nga trutë, i ikur nga mendtë, i roitur. Plakë mendjerrjedhur. Një zotëri mendjerrjedhur. Ishte krejt mendjerrjedhur.
2. Që bëhet pa mend, që nuk përmban arsyetim të shëndoshë, i lajthitur. Vazhdoi përpjekjet e veta mendjerrjedhura.
✱Sin.: i rrjedhur, i roitur, i shkalluar, mendjeroitur, mendjepjerdhur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë