Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MENDJEDRÍTË mb. Që ka dije e kulturë të madhe, që ka mendje të ndritur, me mendje brilante, shumë i ditur, mendjendritur. Shkrimtar mendjedritë.
✱Sin.: i ditur, i ndritur, mendjendritur.
TITÁN,~III m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mit. Qenie që, sipas mitologjisë greke, përfytyrohej si njeri me trup shumë të madh e me fuqi të mbinatyrshme dhe që gjoja luftonte me perënditë. Lufta e titanëve. Titani Promete.
2. fig. Njeri me trup të madh dhe me fuqi të jashtëzakonshme, vigan.
3. fig., lart. Njeri shumë i shquar, që ka çarë rrugë të reja në një fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. dhe i ka sjellë shërbime të mëdha njerëzimit, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; vigan, kolos, gjigant, mendjendritur. Titan i shkencës. Titanët e mendimit njerëzor.
✱Sin.: kolos, vigan, gjigant, mendjendritur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë