Fjalori

Rezultate në përkufizime për “menderosur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MENDEROS

MENDERÓS vep., ~A, ~UR kal. E prish keq, e bëj keq, e fëlliq (për një punë a diçka tjetër). E menderose punën fare! E kishte menderosur letrën.
Sin.: prish, turpëroj, fëlliq, dhjes.

MENDEROSJE

MENDERÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi dhe gjendja kur menderos ose kur menderoset diçka.
2. Diçka e bërë keq, diçka e prishur keq, diçkaështë menderosur, punë e menderosur. Kush do t’i rregullojë këto menderosjet tuaja?

MENDEROSUR

MENDERÓSUR (i, e) mb. 1. është prishur keq, që është menderosur. Punë e menderosur.
2. I turpëruar, i fëlliqur. Megjithëse i menderosur, ai me paturpësi u vetëshpall simbol i virtytit.
Sin.: i dreqosur, i prishur, i fëlliqur, i turpëruar, i dhjerë, i pëgërë, i bajgosur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.