Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUKSILIÁR,~E mb., spec. Që ndihmon, që mbështet ose që plotëson një proces, një funksion kryesor, një veprimtari ose një sistem. Libra auksiliarë tregtie. Trupa auksiliare. Njësitë auksiliare. Veprimtari auksiliare. Personel auksiliar. Makinë auksiliare. Motor auksiliar. Pajisje auksiliare. Memorie auksiliare (inf.). Folje auksiliare.
✱Sin.: ndihmës, mbështetës, plotësues.
KUJTÉS/Ë,~A f. 1. Aftësia e njeriut për të mbajtur mend dhe për të riprodhuar atë që ka parë, që ka dëgjuar, që ka lexuar etj.; mundësia e dikujt për ta përdorur këtë aftësi në punën e përditshme; memorie. Kam kujtesë. Ushqimi (gjimnastika e trurit) përmirëson kujtesën.
2. Shkalla dhe llojshmëria e kësaj aftësie. Kujtesë e fortë. Kujtesë pamore (dëgjimore). Kujtesë intelektuale.
3. Aftësia dhe rezultati i punës së inteligjencës artificiale. Kujtesa e robotit.
♦ E fshij (e shlyej) nga kujtesa (dikë a diçka) e harroj përgjithmonë; nuk kujtohem fare më për të; nuk do ta kujtoj më; e fshij (e shlyej) nga mendja; e heq (e fshij) nga koka.
MBAMÉNDJ/E,~A f. 1. Aftësia për të ruajtur informacionin në tru dhe për ta aktivizuar atë më pas, kujtesë, memorie. Forcoj mbamendjen. Humb mbamendjen.
2. Kujtesa si bashkësi mendimesh, kujtimesh etj. të ruajtura në trurin e njeriut; depozitë kujtimesh në mendje. Rregullat i kishte të skalitura në mbamendje.
✱Sin.: kujtesë, memorie.
MEMÓRI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Kujtesë, mbamendje. Këshilla për të pasur një memorie më të shëndetshme.
2. kompj. Pajisje fizike që përdoret për të ruajtur të dhëna digjitale. Teknikisht ekzistojnë dy lloje të memories kompjuterike. Ruajtja e të dhënave në memoriet e kompjuterëve.
3. kompj., vet. nj. Kapaciteti i ruajtjes së të dhënave digjitale në një pajisje të posaçme fizike. Mori një kompjuter që e ka memorien 500 GB.
MEMORIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ruaj në kujtesën time. Memorizoj përvoja të reja.
2. E mësoj përmendsh një fjali, një tekst etj. E memorizoi përnjëherësh paragrafin.
3. kompj., vet. v. III E ruan në memorie (për kompjuterin a për një pajisje tjetër digjitale që e ka këtë aftësi). Një qark që memorizon dhe përpunon të dhënat.
ZGJERUÉSH/ËM (i) ~ME (e) Që mund të zgjerohet, që mund të bëhet më i gjerë. Memorie e zgjerueshme (kompj.). Sferë jo e zgjerueshme. Hapësirë ruajtëse e zgjerueshme (kompj.). Të dhënat e reja e bëjnë projektin më të zgjerueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë