Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►VEÇANT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Dallohem, jam ndryshe nga të tjerë; shquhem nga tiparet a veçoritë që i kam ndryshe në krahasim me të tjerët, veçohem, shquhem. Veçantohem për maturi (shkathtësi). Veçantohet nga zëri. Veçantohet si student i mirë. Veçantohet për shkathtësinë (zgjuarsinë). Veçantohet nga zëri i tij melodioz.
2. pës. e VEÇANTÓJ.
VIRTUÓZITET,~I m., libr. 1. Tingull i ëmbël, melodioz që të kënaq veshin kur e dëgjon, të qenët virtuoz. Ka virtuozitet. Ekzekutim me virtuozitet.
2. Interpretim, mjeshtëri e përsosur teknike në ekzekutimin e veprave muzikore. Luan pjesë muzikore me virtuozitet.
VOKÁL,~I m. gjuh. 1. Tingull; zanore (zanoret e shqipes: a, e, ë, i, o, u, y). Tingull vokal. Tingujt vokal të shqipes. Tinguj vokal të anglishtes.
2. Tinguj që nxjerr këngëtari kur këndon, të cilët janë një varg tinguj me ulje, ngrite, dridhje të zërit, të lidhur bashkë në një melodi a harmoni. Vokali i këngëtarit ishte melodioz dhe i ëmbël. Ai ka një vokal të veçantë kur këndon.
✱Sin.: zë, tingull, zanor, i zëshëm, i kumbueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë