Fjalori

Rezultate në përkufizime për “melicë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LICË

LÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përdorëse e posaçme druri si tokmak, që përdoret për të rrahur lirin a kërpin, tokmak liri; melicë. E rrahin lirin me licë.
Sin.: melicë, kopan, tokmak.

MANGENË

MANGÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kopan liri, melicë.

MËNGËR

MËNG/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Vegël e posaçme për të shtypur ullinjtë për vaj.
2. Enë druri si govatë, që shërben për të shtrydhur në të rrushin.
3. Kopan për të rrahur lirin, melicë.

SHALËS

SHÁLËS,~II m. sh. ~, ~IT Lloj mëngre që shërben për të rrahur lirin; melicë. Për lirin përdorte vazhdimisht shalës. Nuk e dinte se ku i kishte humbur shalësi i lirit.
Sin.: mëngër, melicë, kopan, shtypëse.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.