Fjalori

Rezultate në përkufizime për “melaqe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MELAQE

MELÁQ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. fet. Engjëll. Besimimelaqe. Melaqet që shëtisin në rrugë.
2. mit. Orët, zanat. Melaqet e maleve.
3. si mb. është i urtë, shumë i mirë e shumë i dashur, që është si engjëll. Fëmijë melaq. Vajzë melaqe.

ORË

ÓR/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. mit. Figurë e besimeve popullore shqiptare, e përfytyruar si grua, si vajzë, si fëmijë a si gjarpër, e cila ndihmon e u sjell fat njerëzvemirë dhe ndëshkon njerëzit e këqij. Orët e bardha. Orët e liga. Orët e maleve (e pyjeve, e fushave, e krojeve). Ora e njeriut (e shtëpisë, e fisit). Ora e Shalës. Ora e përrallave. Të shitoftë (të preftë) ora! (mallk.). Shkoftë ora e dëgjoftë! (ur.) qoftë për të mirë, u bëftë ajodëshiron! vdektë ora! (mallk.). Të ngrëntë (të marrtë) ora e ligë! (mallk.).
2. fig. Fati. Ora e bardhë (e mirë, e zezë, e ligë, e keqe). Ka orë. Qofsh me orë! (ur.). I ka prirë ora dikujt. E ka lëshuar ora s’e ndihmon me fati.
Sin.: zanë, melaqe, fat.
Ia hëngri orën (dikujt). 1. E mundi; e mposhti; e vuri poshtë (dikë). 2. shih ia hëngri kokën (kryet) (dikujt). I hipën orët (dikujt) u ndërkrye, u si i çmendur; i hipën xhindët. Është me orë (dikush) bën si t’i shkrepet, herë sillet mirë e herë keq, ka teka; është me hënë. Është në orë të keqe (dikush) ështëgjendjekeqe shpirtërore e s’të mbaron punë; është i zemëruar a i mërzitur; ështësahatlig; është me hënëkeqe; kund. është në orë të mirë. Është në orë të mirë (me orë të mira) (dikush) ështëgjendjemirë shpirtërore e mund të të mbarojë punë; është i qetë e i gëzuar; është me hënëmirë; kund është në orë të keqe. M’u lig (m’u ligështua) ora më ra hovi i mëparshëm, u ligështova; m’u ligështua (m’u lig) zemra; m’u prenë krahët. E mori ora e ligë (dikë). 1. Vdiq. 2. Shkoi kot, pa lënë ndonjë gjë të vlefshme, shkoi dëm; shkoi (humbi) si sëpata pa bisht. Iu pre ora (dikujt) po vdes, po mbaron; iu shkurtua jeta. preftë ora! mallk. vdeksh!; e pësofsh keq e më keq!; shitofshin zanat! I ka vdekur ora (dikujt a diçkaje) ka marrë fund, s’e ka më të gjatë; s’ka të ardhme; iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi. I zbritën (i ranë) orët (dikujt) u qetësua, i ra inati; i zbritën (i ranë) xhindet.

SABAREGJETH

SABAREGJÉTH mb., euf. Shtojzavalle. Vajza sabaregjeth po hiqte shaminë.
Sin.: zanë, lume, melaqe, perri, rreshtmirë.

ZANË

ZÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mit. Figurë e besimeve popullore shqiptare, që përfytyrohej si vajzë shumë e bukur dhe luftarake, e cila jetontemale e në pyje, u ndihmonte trimave, por kishte fuqi edhendëshkonte duke shituar; peri, orë, të lume. Zanë mali. Logu i zanave. E bukur si zanë. Djem (trima) si zana. E shitoftë zana! (mallk.). E vrafshin zanat! (mallk.). bekofshin zanat! (ur.). - Zana jini e zana qofshi! / Besa besë e fjala fjalë, / Dhitë e egra u qofshin falë! (folk.). Mos prek ku s’duhet, se të prek zana e malit. (fj. u.).
2. fig. Vajzë a grua shumë e bukur. E bukurafort se zanë. (folk.).
Sin.: perri, orë, të lume, melaqe, zërë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.