Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MELANKOLÍK,~E mb. 1. Që është në një gjendje shpirtërore të zymtë e të rënë, që është pushtuar nga një trishtim i thellë, i trishtuar; që ka një natyrë të tillë; që shpreh melankoli. Është njeri melankolik. Takoi një vajzë melankolike. E vështroi me sy melankolikë. I hodhi një vështrim melankolik. Në fytyrë iu ndeh një buzëqeshje melankolike. Iu përsërit gjendja e mëparshme melankolike. Ka temperament melankolik (psikol.).
2. Që të bën të biesh në melankoli, që të ngjall melankoli. Dëgjoj këngë (melodi) melankolike. Vajtimet shquhen për tonin e tyre melankolik.
SAKSOFÓN,~I m. sh. ~A, ~AT muz. Vegël fryme prej tunxhi në trajtën e një gypi të lakuar që vjen duke u zgjeruar në grykë, me çelësa dhe me një kallam si të klarinetës në pipth. Pjesë për saksofon. I bie saksofonit mjeshtërisht. Sa herë ndihet melankolik, luan në saksofon. Kjo melodi me saksofon po më bën nostalgjik.
TEMPERAMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. psikol. Tërësia e vetive psikike të njeriut, që shprehin shkallën e ngacmueshmërisë e të gjallërisë dhe që shfaqen në reagimin e tij ndaj të tjerëve etj.; njeriu sipas këtyre vetive psikike. Temperament sanguin (kolerik, flegmatik, melankolik). Temperament i gjallë (i zjarrtë, i plogët).
2. Forcë jetësore, gjallëri; aftësi për t’u pushtuar lehtë nga një gjendje e lartë shpirtërore, nga një ndjenjë e fuqishme dhe e thellë; shprehje e kësaj gjallërie a gjendjeje shpirtërore në punë, në veprime të ndryshme e në të folur; pasion, ndjenjë, patos. Njeri me temperament. Ka temperament. Luajti (këndoi) plot temperament. Flet (reciton) me temperament.
✱Sin.: shpirt, gjallëri, natyrë, karakter, forcë, veti, pasion, patos, ndjenjë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë