Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DOBËSÍM,~I m. 1. Veprimi kur dobësoj dikë a diçka; humbje apo zvogëlim i aftësive a i fuqisë fizike së dikujt.
2. Gjendja e dikujt kur e kemi dobësuar a kur dobësohemi; gjendje jo e shëndoshë e gjithë trupit ose e një pjese a e një organi të tij; rënie në peshë; hollim; ligie; kund. fuqi, forcë. Dobësim i madh (i vazhdueshëm). Dobësimi nga sëmundja. Dobësimi i zemrës. E ka nga dobësimi. Dobësimi i zërit.
3. fig. Të qenët i dobët, i pafuqishëm, i paqëndrueshëm, i brishtë, i zbehtë, i pamjaftueshëm, i pakënaqshmëm etj. për diçka; ulje; kund. forcim, fuqizim. Dobësimi i erës. Dobësimi i rreshjeve. Dobësimi i dritës (i rrymës). Dobësimi i forcës (i fuqisë). Dobësimi i sulmeve. Dobësimi i marrëdhënieve (i lidhjeve, i bashkëpunimit). Dobësimi i shtetit. Dobësimi i ekonomisë.
4. Zvogëlimi i rezistencës a i qëndrueshmërisë së diçkaje në krahasim me një pikë referimi; kund. forcim. Dobësimi i themeleve. Dobësimi i shtyllave. Dobësimi i mureve.
✱Sin.: ligie, ligështim, hollim, tretje, heqje, fishkje, thithje, shkalitje, rrëgjim, rrufitje, shkrehje, zbrujtje, tulatje, prishje, rrëgjakje, ulje, mekje, tulatje, platitje, pakësim, rënie, zbehje.
SHÚARJ/E,~A f. vet. nj. 1. Veprimi kur diçka pushon së djeguri a së ndriçuari; fikje. Shuarja e zjarrit nuk ndodhi menjëherë. Shuarja e llambës (dritave).
2. Ndërprerje e punës së motorit; ndalje. Shuarja e motorit i ndodhi papritmas.
3. fig. Veprimi kur sheshojmë diçka dalëngadalë (një kontradiktë, grindje); fashitje, platitje. Shuarja e grindjeve.
4. edhe fig. Veprimi kur është shfarosur a zhdukur diçka; asgjësim. Shuarja e shtetit.
5. fig. Mekje e zërit; fikje. Shuarja e zërit. Shuarja e muzikës.
6. Fshirje a prishje e diçkaje që është e shkruar, çregjistrim. Shuarja e fjalëve.
7. Tretje e një lënde në ujë ose hollimi me ujë. Shuarja e gëlqeres.
8. euf. Vdekje. E mësoi nga të tjerët shuarjen e dajës së vet.
✱Sin.: ndalje, platitje, fashitje, nemitje, venitje, shtypje, asgjësim, shfarosje, fikje, mekje, shkretim, fashitje, platitje, dobësim, zhdavaritje, rraskapitje, çregjistrim.
SPËRKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur spërkat a spërkatem. Spërkatja me ujë. Spërkatja me pompë. I bënë spërkatjen.
2. Proces i përpunimit të bimëve barishtore e drusore me përbërës helmues, me qëllim ruajtjen e tyre, nëpërmjet shpërndarjes së përzierjeve të lëngëta në formën e spërklave me përmasa shumë të vogla. Spërkatja e parë. Spërkatja e të lashtave (e vreshtave, e duhanit). Spërkatja me gurkali. Spërkatja me aeroplan.
✱Sin.: stërpikje, stërkitje, cirkim, çikëlim, pikim, pikje, njomje, vesim, vesitje, lagie, mekje, lëmekje, përlyerje, lyrosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë