Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKSESÓR,~I m. kryes. sh. ~Ë, ~ËT 1. libr. Pjesë plotësuese ose e dorës së dytë, që i shtohet kryesores. Aksesorët e shtëpisë (e ndërtesës). Aksesorë ligjorë. Aksesorët e makinave bujqësore. Aksesorë teknologjikë mjete ose artikuj që plotësojnë përdorimin e pajisjeve kryesore. Aksesorë mekanikë. Uzina (fabrika) dhe aksesorët e saj. Aksesorët e telefonit. Aksesorët për telefona. Aksesorë për shtëpi elemente dekorative ose praktike që përdoren për të plotësuar mobilimin dhe zbukurimin e një hapësire. Muskuli kryesor dhe aksesorët (anat.).
2. art. Hollësi plotësuese në një vepër arti; sendet e vogla, që plotësojnë mjedisin e ngjarjes në një shfaqje teatrale, detaj, plotësues; artikuj që përdoren për të plotësuar një veshje ose për t’i shtuar stil. Aksesorët dhe kostumet e teatrit. Aksesor mode.
✱Sin.: shtesë, shtojcë, plotësim, plotësues, dytësor.
AUTOMATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. usht. Armë zjarri afërsisht sa pushka, me tytë jo të gjatë, që përdoret për qitje të shpejta automatike. Karikatori i automatikut. Breshëri automatiku. Qitje me automatik. Mbush automatikun. Shtie me automatik. Përdorën automatikë. Blej automatik.
2. tek. Mekanizëm i posaçëm që vë në lëvizje një makinë ose një pajisje pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të njeriut; automat. Automatiku i ndërruesit të dritave. Automatiku i frenave të dorës.
3. Sistem ose pajisje që funksionon vetvetiu pa ndërhyrje njerëzore (në elektronikë, në inxhinieri, në armatim dhe në mekanikë), përmes teknologjisë dhe programimit të brendshëm.
4. bised. Qendra për lidhjen automatike të telefonave midis tyre. Linja e automatikut. Lidhem me automatikun. S’fola se nuk punonte automatiku.
MAKINERÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Grup makinash të mëdha e mjetesh të mekanizuara që punojnë së bashku në një ndërmarrje, në një fabrikë, në një uzinë etj.; mekanikë. Përdor makineri të reja që brenda një sekonde bëjnë shumë veprime. Makineritë e pyllit ishin të vjetra. Përdor me kujdes makineritë e ndërtimit që nxjerrin gurë dhe argjilë për prodhimin e çimentos dhe tullës. Furnizimi me autokombajna dhe makineri të tjera bujqësore. Makineri e rëndë. Makineri bujqësore. Ndërtimi (prodhimi, shfrytëzimi) i makinerive. Salla e makinerisë.
2. Pjesët e një makine të marra të gjitha së bashku. Pajisje për makinerinë. Pjesët e makinerisë.
3. Grup njerëzish ose sistem elementesh të ndërlidhura që funksionojnë në mënyrë të përcaktuar për të bërë diçka. Makineria diplomatike (ushtarake). Makineria e qeverisë (e politikës). Makineria e keqinformimit (e propagandës, e dhunës).
MEKANÍK,~E mb. 1. Që ka të bëjë me mekanikën, që i përket mekanikës, i mekanikës; që merret me mekanikë. Ligjet mekanike. Shkollë mekanike. Dega mekanike e fakultetit të inxhinierisë.
2. Që punon a lëviz me ndihmën e një makine ose të një mekanizmi; që bëhet me makinë. Mjete mekanike. Sharrë (pompë, sitë) mekanike. Lopatë (shkallë) mekanike. Endje mekanike. Mjelje (qethje) mekanike. Shirje (korrje, zhveshje) mekanike. Shpim mekanik.
3. Që ka të bëjë ose që merret me projektimin, me prodhimin dhe me ndreqjen e makinave e të aparateve të ndryshme, si edhe të pjesëve të tyre të veçanta. Industria mekanike. Uzinë mekanike. Repart mekanik. Baza (ofiçina) mekanike. Inxhinier mekanik.
4. Që shkaktohet nga një forcë e jashtme (tronditje, lëkundje, gërvishtje etj.), e cila vepron mbi diçka. Dëmtime mekanike.
5. fig. Që bëhet në mënyrë të vetvetishme e të pavullnetshme, në mënyrë të pavetëdijshme e pa u menduar; që është diçka e jashtme, jo e brendshme e organike; që punon e vepron si një makinë; që nuk kërkon ndonjë përpjekje të madhe mendore; i thjeshtë. Lëvizje mekanike. Punë mekanike. Zbatim mekanik. Lidhje mekanike. Shtesë mekanike. Riprodhim mekanik i mësimit. Në mënyrë mekanike mekanikisht. Shumica mekanike e votave shumica e thjeshtë. Kujtesë mekanike (psikol.).
MEKANÍK/Ë,~A f. 1. fiz. Degë e fizikës, që studion ligjet e lëvizjes së trupave në hapësirë e forcat që e shkaktojnë këtë lëvizje, si edhe ligjet e drejtpeshimit të trupave; degë e teknikës që merret me studimin dhe zbatimin praktik të këtyre ligjeve. Mekanika teorike (praktike, e zbatuar). Mekanika teknike. Mekanika e kuanteve. Teoria e mekanikës. Pjesët e mekanikës kinematika, statika e dinamika. Rregulla e artë e mekanikës.
2. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj dege në shkollë. Teksti i mekanikës. Provimi i mekanikës.
3. Teksti që përmban këto njohuri. I kishte humbur mekanika.
4. Tërësia e makinave ose e mjeteve të mekanizuara që përdoren kryesisht në bujqësi; makineri. Mekanika bujqësore.
5. astr. Pjesë e parë e emërtimit të një dege të astronomisë që studion lëvizjen e trupave qiellore Mekanikë qiellore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë