Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MEJÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Lloj salce me miell dhe qepë të skuqura në yndyrë, e cila shoqërohet zakonisht me erëza si piper i kuq, piper i zi, borzilok, rigon, hudhra e perime të thara dhe i shtohet gjellës e gatimeve të ndryshme për t’u rregulluar shijen. Përgatit mejane për mishin (qoftet). U shtoj mejanen për fasuleve.
MËLMÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Yndyra që i hidhet gjellës. Gjellë me mëlmesë. Nuk hahet gjella pa mëlmesë.
2. Gjellë a çdo ushqim tjetër që përdoret për të shoqëruar bukën. Bukë e mëlmesë.
3. Përzierje me kripë, bimë dhe erëza të ndryshme që i shtohen ushqimit për t’i përmirësuar shijen. Përgatit një mëlmesë me qepë, domate e selino. Mëlmesa e perimeve është një përzierje e karotave, shafranit, hudhrave dhe kripës. Mëlmesat dhe erëzat i shtojnë shije çdo pjate. Përgatit një përzierje mëlmesash.
4. Mejane.
5. fig. Diçka që mbulon, fsheh ose maskon një gjë tjetër; tis. Faji mbeti mëlmesë mbresash të pathëna. Ngjarje politike me mëlmesa të athëta dhe të ëmbla.
✱Sin.: yndyrë, mejane, tis.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë