Fjalori

Rezultate në përkufizime për “mehur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MEHEM

MÉH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Pakësohet diçka ca e nga ca derisambetet shumë pak. Po na mehen ushqimet. S’i mehej buka (ushqimi). Riparimi i dëmtimeve nën ujë ishte gati i pamundur pa u mehur përsëri lumi verën e ardhshme.
2. vetv., vet. v. III Soset krejt, mbaron, shteron. U meh pusi (uji). S’mehet kurrë puna.
3. vetv., vet. v. III Ulet intensiteti, fuqia a vrulli i diçkaje pak e nga pak, bie derisandërpritet, dobësohet ca e nga ca derisazhduket krejt. U meh gazi (zhurma). Nuk u meh gjallëria (vrulli, fuqia, sulmi). U meh puna ra puna. Era zuri të mehej. Zhurmat qenë mehur më në fundshtëpi.
4. vetv. Mjaftohem. Nuk u mehe me ç’të kanë bërë? Në mos u mehe me atë, bëje edhe një herë tjetër.
5. pës. e MEH.
Sin.: mbarohet, shterohet, pakësohet, ndalohet, ulet, bie, dobësohet, ndërpritet, zhduket.

MEHUR

MÉHUR (i, e) mb. është mehur; i dobësuar, i pakësuar, i shterur. Zhurma të mehura.

MEJ

ME/J vep., ~HA, ~HUR 1. kal. E pakësoj sasinë ose vëllimin e diçkaje ca nga ca derisambetet shumë pak ose të soset krejt; e mbaroj, e shteroj. Mej bukën (gjellën, verën). S’ia mehu bukën (ujin). Dhia e mehu qumështin.
2. kal. Ia ul intensitetin, fuqinë a vrullin diçkaje pak e nga pak derisa e ndërpres krejt, e pakësoj derisa e bëjzhduket plotësisht; e ndaloj. E mehu duhanin (rakinë). Kali mehu vrapin. S’e mehën punën. Bilbili e mehu këngën. Kjo e trishtoi pak, por nuk ia mehu sinqeritetin.
3. jokal., vet. v. III Pakësohet pak e nga pak vetvetiu derisandërpritet; mbaron, shteron; pushon. Mehu bora (shiu). Ka mehur burimi. Piu ujë dhe i mehu lemza. Mehu dhimbja. Mehu dhëmbi ndaloi dhimbja e dhëmbit. Mehu zhurma.
4. jokal. Pakësohet sasia e diçkaje, ulet niveli. Kishte mehur kroi.
5. jokal. Pushoj, hesht (zakonishturdhërore). Mej, mos fol më! Mej se na shurdhove! Mej se nuk janë përralla këto. Si nuk të mehu ajo goja e shkretë?
Sin.: mbaroj, shteroj, pakësoj, ndaloj, zhduket, bie, pushoj, hesht.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.