Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KANDÍL,~I m. sh. ~A, ~AT dhe ~Ë, ~ËT 1. Mjet i thjeshtë ndriçimi i përbërë nga një enë e vogël prej qelqi a metalike, e mbushur me vaj a me një lëndë tjetër djegëse, ku vendoset një fitil i ndezur për të përhapur diku një dritë të dobët; bishtuk. Kandil me vaj (me vajgur). Kandilët e kishës. Drita e kandilit. Ndezi (fiku) kandilin.
2. Drita e dobët e këtij mjeti. Lexonte (mësonte) me kandil.
3. zool. Pjesë e parë e një emërtimi të pathjeshtë nga kjo fushë. Kandil deti. (lat. Aurelia aurita) Meduzë.
♦ Është bërë kandil (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). E gjeti *kokën e kandilit (dikush). S’është as për *pishë e as për kandil (dikush). S’i kam mbajtur kandilin (dikujt) nuk e kam ndihmuar dikë në punë të pandershme, nuk i kam krijuar kushte për të bërë diçka të keqe; nuk e di ku ka qenë e ç’ka bërë, nuk e kam ndjekur, nuk e kam përgjuar dhe nuk e kam parë, prandaj nuk e di ç’ka ndodhur me të; s’i kam mbajtur pishën. I mbaroi *vaji i kandilit (dikujt) euf. Ia ndezën kandilin (dikujt) mospërf. është duke vdekur, i erdhi fundi, nuk e ka të gjatë, po mbaron; ka zënë punën e tij (e saj) (dikush) euf.; iu mblodh (iu mbështoll) lëmshi; i ka ditët të numëruara (dikush). E ndez kandilin pa rënë nata (dikush) është shumë i kujdesshëm e u del punëve përpara, nuk i lë punët pas dore a nuk i shtyn, e bën çdo gjë me kohë. Iu sos *vaji në kandil (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë